ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen 3 hours ago
Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar? 3 hours ago
Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë 3 hours ago
Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë 3 hours ago
Qindra të izoluar dhe evakuuar, mot i keq mbërthen Italinë Qëndrore dhe Veriore 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

SHBA-ja nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar rus

albnews by albnews
10 September, 2025
in Bota
0
SHBA-ja nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar rus
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shitet: jaht luksoz motorik. Pronësia, jashtëzakonisht e kontestuar.

Saga e Amadeas, jahtit 106 metra të gjatë në vlerë prej mbi 325 milionë dollarësh – që është i pajisur me pistë për helikopterë, pishinë, xhakuzi dhe një “hapësirë të mbuluar për të shijuar rrezet e diellit gjatë dimrit” – potencialisht hyn në fazën finale më 10 shtator, kur pritet të përmbyllet një ankand, për të cilin Qeveria amerikane ka urdhëruar që të mbahet.

RelatedPosts

Njoftohen sanksione për Izraelin, Presidentja e KE jep alarmin: Po nis beteja për rendin botëror

Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

Shitja i jep fund betejës ligjore mbi trevjeçare lidhur me atë se kush vërtet është pronari i jahtit.

Departamenti amerikan i Drejtësisë e konfiskoi anijen në Fixhi më 2022, duke thënë se i përkiste Suleiman Kerimovit, miliarderit rus që ka lidhje politike, i cili u sanksionua më 2018 si përgjigje ndaj “aktiviteteve malinje të Rusisë në mbarë botën”.

Por, jo kaq shpejt, thanë avokatët e Eduard Khudainatov, ish-ekzekutiv i lartë i gjigantit shtetëror rus të naftës, Rosneft, duke argumentuar se ai ishte pronari i vërtet i jahtit dhe se rasti i Qeverisë amerikane ishte i dobët dhe nuk mbështetej në prova.

Në mars, një gjykatë amerikane vendosi në favor të Departamentit të Drejtësisë, duke i hapur rrugën mbajtjes së ankandit.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti të kontaktojë me Khudainatovin për koment.

Një zëdhënës i ekipit ligjor në SHBA të Khudainatovit refuzoi të komentojë mbi përfundimin e pritshëm të ankandit, dhe në vend të kësaj iu referua një deklarate të lëshuar muajin e kaluar, kur nisi procesi i pranimit të ofertave.

“Shitja është e padrejtë dhe e parakohshme. Ne kemi pronësinë dhe jemi duke e apeluar vendimin për konfiskim”, citohet të ketë thënë avokati mbrojtës, Adam Ford. “Nëse kemi sukses në apelim, Qeveria duhet të rimbursojë vlerën e plotë të anijes. Dyshojmë se do të tërheqë ndonjë blerës racional me çmim real të tregut, sepse pronësia mund të sfidohet, dhe do të sfidohet jashtë SHBA-së, duke ekspozuar blerësit ndaj gjyqeve që do të zgjasin me vite dhe që do të kushtojnë shtrejtë”.

Ankandi për jahtin është veçmas i rëndësishëm për shkak të një ndryshimi të madh në politikën e administratës të presidentit amerikan, Donald Trump.

Administrata Trump ka ndaluar programet kryesore antikorrupsion, të cilat ishin në vijën e parë të përpjekjeve ndërkombëtare për të goditur pastrimin e parave që përfshinte udhëheqës të korruptuar politikë, interesa biznesore të lidhura me politikën dhe grupet kriminale transnacionale.

Një program i quajtur Nisma për rimarrjen e aseteve të kleptokracisë kishte marrë lëvdata, veç tjerash, për rastin e Gulnara Karimovas, vajzës së ish-presidentit të ndjerë të Uzbekistanit. Një tjetër nismë, e quajtur Marrja e pasurive të kleptokratëve u krijua për të goditur oligarkët pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022.

Vendimi për t’iu dhënë fund programeve kundër kleptokracisë kishte nxitur dyshime se përpjekja për konfiskimin dhe nxjerrjen në ankand të Amadeas nuk do të bëhej nga Departamenti i Drejtësisë. Jahti ka qëndruar i ankoruar në një kantier anijesh në San Diego të Kalifornisë, në pritje të përfundimit të betejës ligjore. Ankorimi i anijes ka kosto të konsiderueshme, të cilat janë paguar nga taksapaguesit amerikanë.

“Një arsye pse mendoj pse Qeveria po ecë përpara me shitjen është se përndryshe ata do të paguajnë kosto për ankorimin dhe mirëmbajtjen e jahtit Amadea”, tha Alexis Loeb, ish-zëvendësshefe dhe ndihmëse e prokurorit të përgjithshëm të SHBA-së, e cila ka punuar në rastet për korrupsion ndërkombëtar.

“Duket se pretendimi mund të apelohet, prandaj Qeveria mund të zgjedhë po ashtu që të arrihet një marrëveshje më vonë gjatë procesit të apelimit, nëse dëshiron”.

Ajo tha se vendimi i Departamentit të Drejtësisë për të proceduar me ankandin për Amedean mund të ketë qenë i motivuar, pjesërisht, nga frika e një publiciteti negativ.

“Mendoj se imazhi i kthimit të një jahti superluksoz, të cilin Qeveria e ka mirëmbajtur dhe i cili është në pronësi të një oligarku rus të sanksionuar, mund të tërheqë vëmendje të pafavorshme të mediave”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë.

Avokatët e Khudianatovit e kanë apeluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe ky proces mund të zgjasë edhe më shumë shitjen përfundimtare të anijes.

Më shumë jahte luksoze
Lidhjet e supozuara të Kuhdainatovit me Amadean po ashtu kanë tërhequr vëmendjen për shkak të jahteve të tjera luksoze, po ashtu të lidhura me të.

Scheherazade, një jaht 140 metra i gjatë në vlerë prej 700 milionë dollarësh, që bashkëpunëtorët e aktivistit të ndjerë kundër korrupsionit, Aleksei Navalny, pretendonin se i përkiste presidentit rus, Vladimir Putin, u konfiskua në Itali në maj të vitit 2022. Sipas dokumenteve, anija zyrtarisht ishte në pronësi të një kompanie të kontrolluar nga Khudainatovi.

Khudainatov ka pretenduar se është gjithashtu pronar i Crescent, një anije 135 metra e gjatë që është përshkruar si “anija motër” e Scheherazades. Ky jaht, i cili u konfiskua në Spanjë në mars të vitit 2022, dyshohet se i përket Igor Sechin, shefit të gjigandit shtetëror të naftës, Rosneft./REL 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen

Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen

10 September, 2025
Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

10 September, 2025
Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë

Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë

10 September, 2025
Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë

Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result