Flamuri i Britanisë së Madhe hiqet nga Këshilli Evropian në Bruksel (Video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyrtarisht Britania e Madhe do të lërë Bashkimin Evropian mesnatën e sotme. Ndërkohë në mediat është publikuar edhe momenti ku flamuri i Britanisë së Madhe tërhiqet nga ndërtesa e Këshillit Evropian në Bruksel.

Më herët 27 vendet anëtare të BE kanë dhënë miratimin përfundimtar, për largimin e Britanisë së Madhe, duke i hapur rrugën daljes së vendit nga blloku.

Britania e Madhe është vendi i parë që po largohet nga blloku politik dhe ekonomik, 47 vite pas anëtarësimit.

Tani, pritet të zhvillohen negociatat për bashkëpunimin e Britanisë së Madhe me BE-në, në të ardhmen. Londra po kërkon arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse tregtare brenda 11 muajve.

Share This Article