ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 5 minutes ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 8 minutes ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 5 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 5 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

albnews by albnews
14 September, 2025
in Shqiperia
0
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një restorant në qytetin e Beratit ka arritur të fshehë të ardhura në vlerën e rreth 930 mijë eurove gjatë një periudhe gjashtë-vjeçare, nga viti 2019 deri në 2025. Ky rast flagrant i evazionit fiskal u zbulua nga Administrata Tatimore pas një kontrolli të detajuar, i cili nxori në pah një sërë shkeljesh ligjore.

Ndër shkeljet e konstatuara nga Task-Forca në terren përfshihen mallra pa fatura. Pjesë të inventarit apo furnizimeve të restorantit nuk rezultonin të pajisura me dokumentacionin përkatës tatimor.

RelatedPosts

Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

IKMT aksion në Parkun e Valbonës, plan për prishjen e 20 objekteve të ndërtuara pa leje

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Nga ana tjetër klientëve nuk u janë lëshuar faturat për shërbimet e konsumuar, duke mos raportuar të ardhurat reale, si dhe është vënë re mungesa e autofaturave për transaksione të caktuara që kërkojnë këtë dokumentacion.

Administrata Tatimore ka zbuluar edhe blloqe jotatimore, përdorimi apo posedimi i pajisjeve apo dokumenteve që nuk janë në përputhje me legjislacionin tatimor.

Por ajo që ka qenë më e dukshmja ka qenë fakti se, sipas Administratës Tatimore, restoranti zhvillonte aktivitet ekonomik pa regjistrim në TVSH.

Restoranti ka zhvilluar veprimtari ekonomike për vite me radhë pa u regjistruar si subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Për pasojë, Administrata Tatimore ka bllokuar aktivitetin e këtij subjekti dhe i ka sekuestruar pajisjen kompjuterike, e cila shërbeu për të dokumentuar fshehjen e të ardhurave.

“Tatimpaguesi nuk kishte deklaruar në sistemin tatimor shumën e konsiderueshme prej 930 mijë eurosh të përfituara nga aktiviteti i tij.”, njofton Administrata Tatimore.

Ky aksion vjen në kuadër të Planit të Turizmit dhe përpjekjeve të Administratës Tatimore për të siguruar një treg të rregullt, të formalizuar dhe të bazuar në konkurrencë të ndershme. Përveç kontrolleve në sektorin e hoteleri-restoranteve, administrata po analizon edhe pagat e deklaruara të punonjësve në sektorin e turizmit, duke i krahasuar me pagën minimale referencë, me qëllim rritjen e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe pensionet.

“Administrata Tatimore apelon të gjitha bizneset të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të përmbushin detyrimet e tyre tatimore, në mënyrë që të shmangin masat ndëshkuese që vijnë nga moszbatimi i ligjit.”, thuhet në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result