Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, që dolën nga zgjedhjet e 11 majit, po betohen para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Ceremonia nisi në orën 10:00.
Rama bashkë me kabinetin e ri qeveritar morën dje votëbesimin e mazhorancës, pasi në Kuvend u votua qeveria e re pa votat e opozitës.
Programi qeveritar u kalua në votim pa diskutim dhe pa u prezantuar nga kryeministri. Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi ndërhyrjen e Diellës, e cila u shoqërua me protesta nga opozita.