Europa League, Arbër Hoxha protagonist me Dinamon e Zagrebit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëmjen e së mërkurës u luajtën 7 sfidat e para të Europa League. 

Një nga protagonistët e ndeshjeve të para ishte edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, i cili asistoi në golin e dytë të skuadrës së Dinamo Zagrebit.

Ekipi kroat fitoi duelin ndaj Fenerbahçes me rezultatin 3-1. 

Futbollisti shqiptar asistoi te goli i dytë, realizoi 21 pasime të sakta, fitoi 9 duele me kundërshtarët, si dhe arriti të kryente 5 driblime.

Në ndeshjet e tjera, Roma dhe Ludugorets fituan në transfertë respektivisht përballë Nice dhe Malmo. Ndërkohë që Braga dhe Freiburg triumfuan në shtëpi.

Share This Article