ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës 5 minutes ago
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç 7 minutes ago
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez 7 minutes ago
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT 9 minutes ago
Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë 9 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

BIRN: Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

albnews by albnews
27 September, 2025
in Albania
0
BIRN: Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në mandatin e katërt qeverisës, pasi nxori nga bashkëqeverisja aleatin e tij të majtë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka nisur të piketojë personazhe nga kampi opozitar për t’i afruar pranë vetes.

Në mbledhjen e parë të qeverisë së re ai emëroi zëvendësministre të Brendshme Silva Cakën, ish-deputete e Partisë së Lirisë dhe një zë opozitar, sidomos aktive në protestat ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranë, Erjon Veliaj, që u shkarkua nga detyra në të njëjtën mbledhje.

RelatedPosts

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares që po gjykonte procesin ndaj tij, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

Vritet biznesmeni italian në Tepelenë, identifikohet autori

Më herët gjatë verës Rama tërhoqi vëmendjen me emërimin e Genc Deromemës, një drejtues i degës lokale të Partisë Demokratike, si drejtor kadastre në Vlorë duke u justifikuar se I kishin mbaruar burimet njerëzore në kampin scocialist.

Ai po ashtu afroi në radhët e partisë së tij dhe e futi në listën e kandidatëve për deputetë Endrit Brahimllarin, po ashtu një ish figurë qendrore në Partinë e Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta, një ish socialist dhe aleat i Ramës, që gjendet sot në burg me akuzat e korrupsionit.

Emërimi i Cakës ngjalli reagim nga radhët e partisë së saj, por dhe në publik ku kapërcimet politike të tilla perceptohen si tradhëti politike por dhe si taktikë e pushtetit për të dëmtuar opozitën.

Por lëvizje të tilla bëjnë më shumë zhurmë se sa kanë një impakt direkt tek opozita thotë Dashamir Shehi, ish deputet veteran në parlamentin shqiptar dhe kryetar i Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, që nuk arriti të përfaqësohej në Kuvend në zgjedhjet e fundit.

“Qëllimi është dashakeq , të krijojë perceptimin që njerëzit e atyre po vijnë me ne, se nuk është se këta personazhe janë disa profesionistë të mëdhenj që shteti ka nevojë”, tha Shehi për BIRN.

“Praktikisht Rama bën zhurmë, diversion në publik dhe mban me këtë lloj tymnaje ca kohë median”, shtoi ai.

Nga ana tjetër Shehi sugjeron se këto lëvizje të disa eksponentëve nga opozita për një vend punë në kampin qeveritar nuk e dëmton në vetvete opozitën, edhe për shkak të peshës së vogël që personazhet kanë.

“Nuk është kjo që i prish punë opozitës, marrëveshje mes disa nëpunësve të vegjël me shefin e madh në pushtet, asaj i prish punë marrëveshjet politike që bëhen mes dy palëve që kanë interesa të tjera brenda, siç është ajo për Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën në 2008-n”, argumenton Shehi.

Për Zef Preçin, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike, këto veprime lidhen dhe me humbjen apo zbehjen e një dallimi ideologjik mes kampeve politike, ose mes PD-së dhe PS-së që kanë qëndruar në pushtet prej 35 vitesh dhe kjo e ka ndryshuar perceptimin qytetar ndaj politikës për keq.

“Kjo situatë favorizon klientelizmin partiak, patronazhimin politik, përdorimin e mjeteve dhe burimeve shtetërore për të siguruar rizgjedhjen, etj.. Ndoshta edhe propaganda e sofistikuar, sidomos gjatë dekadës se fundit e ka nxitur këtë sjellje të qytetareve, duke çuar edhe në situata absurde ku zgjedhjet ‘fitohen’ edhe pa patur fare program, apo kur thelbi i fushatës bëhet rrënimi i reputacionit të kundërshtarit pa thënë se çfarë ju ofron qytetarëve”, tha Preçi për BIRN.

Mungesa e një perceptimi të qartë për dallimet mes grupimeve politike, sipas Preçit, ka çuar dhe në lloj lehtësie në kalimet e personazheve të politikës nga njëri krah në tjetrin deri në nivele më të larta politike, si në radhët e deputetëve të Kuvendit, duke tjetërsuar kështu dhe vullnetin e votuesve.

Kultura e shit-blerjes në politikën shqiptare

Dashamir Shehi nuk e sheh si një fenomen të ri sjelljen e Ramës me miklimin e individëve nga kampi opozitar, por si vijëmësi e një fenomeni të hershëm në politikën shqiptare që tregon në vetvete dhe mungesën e moralit politik apo identitetit ideologjik të partive në spektrin shqiptar.

Ai sjell si shembull kalimin e një partie të majtë që lindi nga PS-a, Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, nga koalicioni me Ramën në koalicion me Berishën dhe anasjelltas.

“Mos të ankohet sot opozita që po i merr ca nëpunës të vegjël, pasi Berisha i ka marrë PS-së praktikisht një kryeministër, Ilir Metën apo një figurë qendrore të partisë, Kastriot Islamin, etj..”, thotë Shehi.

Sipas tij, “kjo është një histori permanente shqiptare, një tipar i turpshëm i politikës që na ofron kronika e të paktën 20 viteve të fundit”.

Ngjashëm mendon dhe Zef Preçi, sipas të cilit Edi Rama ka luajtur një rol kyç në krijimin e këtij fenomeni, kur me ardhjen në krye të partisë socialiste solli me vete edhe filozofinë “përtej të majtës dhe të djathtës”.

Por, ai shton se, “fenomeni shitblerjes së individëve me ‘background’ politik është legjitimuar nga Kuvendi kur PD vendosi të dorëzojë mandatet dhe të bojkotojë zgjedhjet vendore, fenomen që tashmë ka fituar ‘qytetarinë’ nën ambicjen e z.Rama për t’i përdorur këta individë si demonstrim të mbështetjes së gjerë popullore që gëzon, ndonëse koha kur lideri merrte me shume vota se partia është lënë pas prej dekadash”.

Sipas Preçit kur kjo ndodh me mandatin e deputetit duhet të ketë pasoja kushtetuese.

“Mendoj se në një demokraci funksioanale, duke respektuar të drejtën legjitime të individit për të ndryshuar kahjen politike përmes marrjes së posteve në pushtetin e radhës, zgjedhësit duhet të jenë gjithashtu të lirë të gëzojnë të drejtën e tyre për të kërkuar llogari ndaj përfaqësuesve të tillë, duke përfshirë edhe të drejtën për revokuar mandatet e përfaqësimit”- argumenton ai./ BIRN

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

27 September, 2025
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

27 September, 2025
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

27 September, 2025
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result