Plas te Serbia para ndeshjes me Shqipërinë, mesfushori vihet kundër trajnerit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Serbia pret Shqipërinë në 11 tetor, në përballjen kualifikuese të Botërorit.

Milan Gajic, mesfushori i CSKA-së së Mokës, në një intervistë të dhënë së fundmi, është treguar i drejtpërdrejt sa i takon mos-grumbullimit nga trajneri Dragan Stojkoviç.

Sipas tij, Stojkovic nuk e fton për shkak të atij kartoni të kuq të marrë në vitin 2024 ndaj Rusisë.

“Nuk mund të them se jam i befasuar. Të gjithë e dinë tashmë historinë time me ekipin kombëtar.

Për sa kohë që stafi aktual i trajnerëve është atje, nuk do të ketë vend për mua.

Mendoj se pata mundësinë të forcoja veten në ekipin kombëtar kur pati një ndeshje me Rusinë.

Nuk do të thoja se luajta keq atëherë, ishte thjesht ai episodi i pafat me kartonin e kuq.

Thuhet se pas kësaj, stafi vendosi te mos më thërriste më në ekipin kombëtar”, ka deklaruar 29-vjeçari.

Share This Article