Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të mbajë sot (e hënë) konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në Tiranë, në ora 12:00, në Hotel Tirana.
Të premten e të shtunën, rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, u mbushën me billborde në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këto ditë në kryeqytetin shqiptar u shfaq edhe thirrja “Liri për çlirimtarët” bashkë me fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.