Mbyllja e qeverisë në SHBA, reagon ambasada e amerikane në Tiranë: Si do vijojnë shërbimet tona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë me një njoftim pas mbylljes së qeverisë në SHBA për shkak se ligjvënësit nuk ranë dakord për miratimin e fondeve buxhetore.

Në një status në rrjetet sociale, ambasada sqaron se llogaria në rrjetin social Facebook, nuk do të përditësohet rregullisht. Po ashtu, sqaron se shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive.

Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt.

Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive.

Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov“, thuhet në njoftimin e ambasadës. 

Share This Article