Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka shpallur në kërkim tre persona.
Në kërkim janë I. F., 45 vjeç, vinçier, dhe G. D., 47 vjeç, punonjës sigurie portuale në portin e Durrësit, të dy të dyshuar se më datë 1 tetor kanë vjedhur një motomjet në ambientet e doganës së portit.
Gjithashtu, në kërkim është shpallur B. M., 54 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tyre.