Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar sot në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen në gjithë vendin.
Në një prononcim për median, Kurti e cilësoi ditën e sotme si një ditë të rëndësishme për të ardhmen e komunave në Kosovë.
“Sot është një ditë e rëndësishme – votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme në komunat tona. Votojmë për çerdhe, për shkollën, për ujin, për shëndetin, për shërbimet dhe për infrastrukturën në lagjet e qyteteve dhe fshatrave ku jetojmë. “Sot është një ditë shumë e rëndësishme, votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme”, ” tha Kurti pas votimit.
Ai theksoi se, përveç që janë qytetarë të Republikës së Kosovës, njerëzit janë edhe banorë të komunave ku jetojnë dhe veprojnë. Prandaj, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.
Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.
“Ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim, që ta përdorin këtë mundësi – të bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve dhe të angazhohen për përmbushjen e nevojave të tyre”, shtoi ai.