Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka folur me tone shumë pozitive për zhvillimin e futbollit në Kosovë gjatë një interviste në podcastin zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ai ka vlerësuar përparimin e madh që ka bërë vendi në vetëm pak vite, duke theksuar investimet mbresëlënëse të FFK-së në futbollin e vajzave, të meshkujve dhe në ekipet kombëtare.
Infantino u shpreh se Kosova tashmë është bërë një kundërshtar që askush nuk dëshiron ta ketë përballë, duke theksuar forcën e ekipit dhe pasionin e jashtëzakonshëm të tifozëve dardanë.
“Dua të them që investimet që janë bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës për futbollin e vajzave, për futbollin e meshkujve, për ekipet nacionale janë mbresëlënëse. Sot askush nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës sepse të gjithë kanë frikë se do të humbasin sepse ekipi është i fortë dhe ju keni kaq shumë tifozë në Kosovë dhe gjithandej. Këto janë shembuj për të rinjtë e një vendi të ri i vili ka nevojë gjithashtu për ta ndërtuar identiteti e vet si shtet. Futbolli padyshim kontribuon shumë në këtë drejtim”, theksoi Infantino.
Kujtojmë se i pari i FIFA-s së fundi ishte për vizitë në Kosovë ku i nderuar me medalje të meritave nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani./Kosovapress