Kongresisti amerikan, Eliot Engel tha se Kosova duhet të marrë diçka në këmbim të detyrave që i kërkohet të kryejë.
Duke folur për gazetarët në Bruksel, Engel kujtoi ratifikimin e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, pas së cilës gjë Bashkimi Evropian i ka premtuar liberalizimin e vizave me vendet e BE-së
“Kjo gjë nuk ka ndodhur ende dhe është frustruese”, tha Engel.
“Po qe se Kosova e sheh se nëse përgjigjet pozitivisht, fiton diçka pozitive, atëherë nuk do të kishte problem. Problemi ekziston se ata po e shohin se nuk fitojnë asgjë”, tha Engel.