Kombëtarja e Kosovës U-19 e ka shënuar fitoren e parë në turneun “Roma Caput Mundi”.
Të rinjtë e Kosovës sot mposhten Anglinë me rezultat 3-1.
Pas humbjes nga Lazio në penallti në ndeshjen e parë të turneut, djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë pasur sot një paraqitje shumë të mirë në përballje me Anglinë.
Golat për Kosovën i shënuan Muhamet Hyseni, Albin Prapashtica dhe Adonis Aliu.
Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu Kosova e zhvillon të enjten kundër Moldavisë. Të kujtojmë se në këtë turne po marrin pjesë vetëm lojtarët që luajnë në Kosovë, kjo është bërë me qellim që t’u jepet më shumë hapësirë në ndeshje me karakter ndërkombëtar.