Mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani ka komentuar paraqitjen e bërë përballë Anglisë në “Air Albania”, pavarësisht humbjes 0-2.
“Kjo performancë na motivon shumë, sepse për 70 minuta ishim në të njëjtin nivel me Anglinë. Nuk patëm dallime të mëdha nga ata. Do të na motivojë shumë për fazën e play-off sepse atje nuk do të ketë ekipe të lehta dhe ne do t’ua tregojmë kërcënimin tonë të gjithëve”.
“Për ne, nuk ka rëndësi kush luan. Nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishim një grup i mirë. Anglia kishte vështirësi në mesfushë sepse po i mbulonim shumë mirë”.




