ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC 6 hours ago
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm 6 hours ago
Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 7 hours ago
Protesta kundër planit për të strehuar 600 azilkërkues në qytet 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Në Suedi, vikingët janë kthyer, këtë herë kërkojnë stabilitet në një epokë kaotike

albnews by albnews
17 November, 2025
in Bota
0
Në Suedi, vikingët janë kthyer, këtë herë kërkojnë stabilitet në një epokë kaotike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

U bashkova me një ritual “flijimi” jashtë Stokholmit – dhe zbulova se ringjallja e paganizmit nordik pasqyron betejat më të gjera për identitetin dhe ankthin klimatik.

Nga: Siri Christiansen / The Guardian

RelatedPosts

Aksidentohet autokolona e J.D Vance, në gjendje të rëndë një oficer policie

NATO “kërcënohet” nga raketa bërthamore ruse Burevestnik me rreze të pakufizuar

“Greqia bëhet nyje energjetike e Europës”, Mitsotakis dhe Zelensky firmosin marrëveshjen historike të gazit

“Lavdi Thorit”! Priftëresha dhe paganët e saj, që qëndrojnë në rreth, ngritën kupat e tyre të mbushura me mjaltë të fermentuar. U mblodhëm në një vend të zakonshëm në një pyll me pisha jashtë Stokholmit. Ky ishte tempulli ynë, dhe guri i madh me myshk përpara nesh ishte altari ynë. U lehtësova kur pashë që ofertat flijuese me bazë shtazore kishin vdekur prej kohësh dhe ishin ndryshuar. Një burrë me mjekër futi krahët e tij me tatuazhe në çantën e shpinës dhe ngriti drejt qiellit një sallam të kuq në formë patkoi. Një vajzë gotike hapi një kuti plastike me biskota në formë çekiçi. Priftëresha më ofroi një grusht me fara liri për t’i hedhur mbi altar, i cili ishte mbushur me dhurata, mollë dhe shishe me mjaltë të fermentuar të bërë në shtëpi.

Një duzinë njerëzish ishin mbledhur për një flijim vjeshtor për të thirrur Thorin, perëndinë nordike – me çekiç – të të korrave dhe stuhive. Shumë prej tyre luteshin që ai të sillte shi, pas një vere me thatësirë. Të tjerë kërkonin forcë për të përballuar papunësinë, ose shërimin e një nëne të sëmurë. Secili prej nesh kishte arsyet e veta për të qenë aty. Një burrë në moshë të mesme, i djersitur në këmishën e tij të kaltër të zyrës, dukej se ishte aty për t’u lidhur me gruan e tij me pamje prej hipikeje dhe me vajzën adoleshente.

Unë isha aty sepse ngjarjet pagane shfaqeshin shpesh në rrjetin tim social, dhe nuk arrija të kuptoja pse. Nuk jam “spirituale”, madje as agnostike. Jam thellësisht laike, më pëlqen mjekësia moderne, dhe rrjetet e mia sociale zakonisht këtë e pasqyrojnë. Meqë sapo isha kthyer në Suedi pas pesë vjetësh jetese në Mbretërinë e Bashkuar, bota ime në internet përbëhej kryesisht nga miqtë londinezë dhe humori britanik. Por, kishte një përjashtim të dukshëm: algoritmi im më rekomandonte vazhdimisht të shikoja flijimet neo-nordike në zonën time. Dukej sikur kjo lëvizje ishte më e përhapur sesa mendoja, dhe dy gra në moshë të mesme që qëndronin pranë meje në pyll, dukeshin si dëshmi e kësaj: dukeshin krejtësisht normale – si gra që mund të punojnë në një çerdhe. Nuk e kisha imagjinuar se do të kthehesha në vend në një ringjallje vikingësh – dhe, kur u ktheva, aq më pak që kjo të ishte kaq e qetë.

Konvertimi i Suedisë në krishterim, gjatë Mesjetës, pothuajse e zhduku fenë pagane të epokës vikinge. Tani, njerëzit janë të përcaktuar që ta rikthejnë atë. Edhe pse nuk është trend kombëtar, kjo fe periferike ka një ndjekje të konsiderueshme. Dy grupe fetare të njohura zyrtarisht, Komuniteti Nordik Asa (NAC) dhe Komuniteti Forn Sed Suedia, kanë rreth 2 700 anëtarë së bashku – sipas vlerësimeve të tyre, edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare. Në Facebook, ata kanë gjithsej 16 mijë ndjekës. Ofronin ceremoni emërtimi, rite të kalimit, dasma, varrime, festa të reja dhe një arsye për t’u mbledhur në pyje e fusha. Kanë gjithsej 20 nëndegë në gjithë Suedinë ku organizojnë flijime të vogla vendore – si ai ku mora pjesë unë – dhe flijimet e tyre vjetore në nivel kombëtar thuhet se tërheqin rreth 300 pjesëmarrës.

Këtë verë është miratuar varreza e parë pagane në Suedi, pas gati një mijë vjetëve. Vendi, i cili do të marrë formën e tri kodrave me bar në formë anijesh të varrosura, do të vendoset pranë një varreze të krishterë në qytetin e vogël Molkom. Rreth 50 vetë kanë kërkuar tashmë të varrosen aty dhe, sipas grupit fetar, pas iniciativës vendi pritet të hapet vitin e ardhshëm. Ata kanë mbledhur gjithashtu 108 295 korona suedeze [afro 10 mijë euro] për të ndërtuar një tempull pranë fshatit Gamla Upsala – dikur qendra e botës vikinge. Qëllimi është që komuniteti pagan të shfaqet serioz në kërkesat për të drejtat si fe minoritare dhe për të thirrur Odinin – atin e të gjithëve.

Është një zhvillim i papritur në Suedi, një vend që shpesh përshkruhet si thellësisht laik, ultra-modern dhe i avancuar në aspektin tekonologjik. Përvoja historike sugjeron se mund të jetë shenjë e një krize ekzistenciale. Në fillim të shekullit XIX, Suedia humbi një të tretën e territorit të saj – Finlandën, ndaj Rusisë. Shkrimtarët dhe intelektualët iu drejtuan legjendave të epokës vikinge për të krijuar një identitet të ri kombëtar bazuar në vikingun trim, maskulin, grabitqar, për të përballuar këtë disfatë poshtëruese. Ky ideal më vonë u përvetësua nga Rajhu i Tretë për të projektuar nocionet naziste të epërsisë ariane dhe pastërtisë racore, dhe grupet e djathta ekstremiste përdorin sot runat dhe simbolet e tjera.

Në këtë kontekst, është e lehtë të mendosh se ringjallja e sotme pagane lidhet me nacionalizmin dhe ndjenjat e reja kundër emigracionit në Suedi, dhe është e pamundur të dihet se sa paganë kanë vërtet këto bindje. Zyrtarisht, Forn Sed është haptazi kundër racizmit, dhe NAC ka përjashtuar një nga udhëheqësit e saj – në vitin 2017 – për komente të dyshuara raciste. Teksa lidhja me traditat e humbura dhe trashëgiminë paraardhëse është thelbësore, të dy grupet theksojnë fuqimisht respektin për natyrën. Animizmi nordik, në të cilin natyra nderohet si e shenjtë, është shfaqur si një teologji e rëndësishme brenda komunitetit pagan. Ndoshta ky interpretim ekologjik i kulturës nordike është përgjigje ndaj krizës aktuale klimatike, efektet e së cilës – zjarret në pyje, mungesa e ujit dhe përmbytjet – po bëhen gjithnjë e më të dukshme edhe në Veri. Ringjallja e një feje gjysmë të zhdukur mund të jetë një mënyrë për t’u përballur me ankthin klimatik dhe frikën se mënyra jote e jetesës së shpejti mund të shndërrohet po ashtu në histori.

A do të mbijetojë paganizmi nordik? Në Islandë, është bërë feja e dytë më e praktikuar pas krishterimit, me shtatë mijë anëtarë aktivë në një vend me 387 mijë banorë. Tempulli i tyre në Reikjavik pritet të hapet në vitin 2026. Në Danimarkë, ku lëvizja thotë se ka mbi 3 500 besimtarë, një varrezë pagane u hap në vitin 2009. Google Maps tregon se ajo është ende aty. Trembëdhjetë paganë janë varrosur aty deri në vitin 2025, sipas një përgjigjeje nga komuna lokale.

Edhe pse është e lehtë të përqeshësh – si qesharake – këtë valë të re të paganëve vikingë, të gjithë jemi fajtorë për fiksimin pas së kaluarës. Nostalgjia përshkon kulturën bashkëkohore, qoftë një rikthim i modës nga vitet 2000, tinguj nga vitet 1970, gratë shtëpiake tradicionale nga vitet 1950, apo mënyrat e jetesës para-industriale. Paganët mund të duken pak më ekstremë, me krahët e tyre të mbushur me rune dhe mjekrat e gërshetuara, por dëshira e tyre për qëndrueshmëri në një botë të paqëndrueshme nuk është aq e ndryshme nga e jona.

Përkthimi: Telegrafi.com

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

17 November, 2025
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

17 November, 2025
Refugjatët do të përballen me 20 vjet pritje për t’u vendosur përgjithmonë sipas reformave të azilit

Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT

17 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result