ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zarah Sultana merr drejtimin e kompanisë që mbante 800,000 £ në donacionet e Your Party pas një debati të madh 45 minutes ago
Kina nuk ka interes të mbledhë të ashtuquajturat informacione inteligjence mbi parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar – zëdhënësi Ministrisë së Jashtme të Kinës 51 minutes ago
Bora godet LONDRËN (video) 59 minutes ago
Mbretëria e Bashkuar dëshiron një marrëveshje për aksesin në fondin e mbrojtjes të BE-së, por ‘jo me çdo çmim’ 1 hour ago
Starmer do të përballet me PMQ-të e para mes shqetësimeve të deputetëve të prapavijës për shtypjen e azilit 1 hour ago
Next
Prev
Home Sports

Tri fitore, dy barazime dhe një humbje/ Kush shkëlqeu dhe kush i shënoi golat e Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës

albnews by albnews
19 November, 2025
in Sports
0
Tri fitore, dy barazime dhe një humbje/ Kush shkëlqeu dhe kush i shënoi golat e Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kombëtarja e Kosovës ka pasur një paraqitje mbresëlënëse në fazën e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 me një epilog prej tri fitoresh, dy barazimesh dhe një humbje, duke siguruar vendin e dytë në Grupin B dhe një vend në ‘play-off’.

Në këto ndeshje, skuadra e drejtuar nga përzgjedhësi Franco Foda demonstroi konsistencë dhe karakter, sidomos në sfidat me Suedinë dhe Slloveninë.

RelatedPosts

Fishkëllimat ndaj Granit Xhakës, një turp që përsëritet në tribuna

Granit Xhaka flet pasi u vërshëllye: Jam i befasuar. Dhemb, por më duhet ta pranoj…

Skocia kualifikohet për Kupën e Botës për meshkuj për herë të parë pas 28 vitesh pas një fitoreje epike me Danimarkën (video )

Dy nga momentet kyçe ishin fitorja 1-0 në udhëtim te Suedia falë golit të Fisnik Asllanit dhe 2-0 si mysafire ndaj Sllovenisë, në të cilën Fisnik Asllani shënoi në minutën e 6-të, ndërsa goli i dytë erdhi nga një autogol i mbrojtësit slloven, Zan Karnicnik, në minutën e 64-të.

Po ashtu, Kosova mposhti Suedinë me rezultat 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku golat u shënuan nga Elvis Rexhbeçaj (26’) dhe Vedat Muriqi (42’), ky i fundit në një kundërsulm perfekt të ndërtuar së bashku me Albion Rrahmanin.

Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme, pasi vendosi Kosovën në rrugën drejt ‘play-off’-it.

Nga ana tjetër, humbja e vetme erdhi në përballjen me Zvicrën – një kundërshtar i fortë në grup – duke treguar se Kosova ka ende punë për t’u afruar me nivelet e ekipeve kryesuese. Megjithatë, diferenca e golave nuk e pengoi atë të arrijë vendin e dytë dhe të sigurojë fazën ‘play-off’.

Përfundimisht, Fisnik Asllani ishte ‘ndriçuesi’ në sulm, me golin e tij vendimtar në Suedi, por edhe njërin gol në Slloveni, ndërsa Vedat Muriqi vazhdon të jetë figura kryesore dhe motori në fazën ofensive.

Një tjetër lojtar që la mbresa në këto kualifikuese padyshim se ishte edhe mbrojtësi i majtë Dion Gallapeni, por pa harruar edhe Lumbardh Dellovën, Arijanet Muricin dhe Florent Muslijan, të cilët ishin tre lojtarët me notën më të mirë mesatare në këto kualifikuese.

Shkëlqim dhe rritje niveli të skuadrës ofruan edhe dy prurjet e reja, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, të cilët ofruan siguri me performancat prej yjesh.

Falë këtyre paraqitjeve, Kosova shkel hap pas hapi drejt ëndrrës së pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2026 – për herë të parë në histori. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zarah Sultana merr drejtimin e kompanisë që mbante 800,000 £ në donacionet e Your Party pas një debati të madh

Zarah Sultana merr drejtimin e kompanisë që mbante 800,000 £ në donacionet e Your Party pas një debati të madh

19 November, 2025
Kina nuk ka interes të mbledhë të ashtuquajturat informacione inteligjence mbi parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar – zëdhënësi Ministrisë së Jashtme të Kinës

Kina nuk ka interes të mbledhë të ashtuquajturat informacione inteligjence mbi parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar – zëdhënësi Ministrisë së Jashtme të Kinës

19 November, 2025
Bora godet LONDRËN (video)

Bora godet LONDRËN (video)

19 November, 2025
Forcat britanike u vendosën për të gjurmuar anijen ruse të spiunazhit në buzë të ujërave të Mbretërisë së Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar dëshiron një marrëveshje për aksesin në fondin e mbrojtjes të BE-së, por ‘jo me çdo çmim’

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result