Dy pjesë të humbura të Bach-ut interpretohen për herë të parë pas 320 vjetësh

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy vepra të panjohura më parë për orgën, të Johann Sebastian Bach-ut, u interpretuan për herë të parë pas rreth 320 vjetësh në Kishën e Shën Thomait në Leipzig, vendi ku kompozitori i madh punoi dhe ku prehet sot. Ministri i Kulturës i Gjermanisë, Wolfram Weimer, e cilësoi zbulimin si një “moment të madh për botën e muzikës”.

Pjesët – Chaconne në Re minor BWV 1178 dhe Chaconne në Sol minor BWV 1179 – u zbuluan fillimisht në vitin 1992 nga studiuesi i Bach-ut, Peter Wollny, në Bibliotekën Mbretërore të Belgjikës.

Edhe pse të padatuara dhe të panënshkruara, analizat stilistike i lidhin ato bindshëm me fazën e hershme të krijimtarisë së Bach-ut, rreth vitit 1705, periudhë në të cilën ai punonte në Arnstadt.

Vepra u interpretuan nga organisti i njohur holandez Ton Koopman, i cili u shpreh krenar që i solli ato për herë të parë para publikut, duke i vlerësuar si kompozime “me cilësi shumë të lartë” dhe të përshtatshme edhe për organe të vogla.

Sipas Wollny-t, i cili sot drejton Arkivin e Bach-ut në Leipzig, pjesët përmbajnë elemente unike që i dallojnë qartë nga krijimet e kompozitorëve të tjerë të kohës, ndërsa besohet se janë kopjuar nga një nxënës i Bach-ut, Salomon Günther John.

“Stilistikisht, veprat përmbajnë edhe karakteristika që mund të gjenden në veprat e Bahut nga kjo periudhë, por jo në ato të ndonjë kompozitori tjetër“, tha ai.

Share This Article