Sipas Elon Musk, në të ardhmen nuk do të kemi nevojë për vende pune apo para, dhe nuk do të ketë varfëri.
Në Forumin e Investimeve SHBA-Saudite, ku Musk u ul në një panel me CEO-n e Nvidia, Jensen Huang, Musk tha se paratë do të “nuk do të ishin më të rëndësishme” falë Inteligjencës Artificiale.
“Mendoj se në një moment monedha do të bëhet e parëndësishme.”
Musk përmendi gjithashtu edhe përfundimin e vetë punës, duke thënë se do të jetë “opsionale”, si “të luash sporte ose të luash videoloja”.
Ai e krahasoi të ardhmen e punës me kopshtarinë.
“Është shumë më e vështirë të rritësh perime në oborrin tënd, por disa njerëz ende e bëjnë këtë sepse u pëlqen të kultivojnë perime”, tha ai.
“Kështu do të jetë puna: opsionale.”
Ndryshe, gjatë muajve të fundit, Musk ka ndarë vizionin e tij për një të ardhme me Al.
Kjo përfshin edhe përfundimin e varfërisë , diçka që ai e përshkroi në një takim të kohëve të fundit me investitorët.
“Njerëzit shpesh flasin për eliminimin e varfërisë, duke u dhënë të gjithëve kujdes të mrekullueshëm mjekësor”, tha Musk.
“Në fakt, ka vetëm një mënyrë për ta bërë këtë, dhe kjo është me robotin Optimus.”
Kur Al dhe robotika, si Optimus, eliminojnë të gjithë punën dhe paratë, qeveria duhet të shpërndajë një të ardhur universale, sipas Musk.
“Këto të ardhura nuk duhet të jenë thjesht një të ardhur bazë universale – duhet të jenë një të ardhur e lartë universale”, tha ai.
“Kushdo mund të ketë çdo produkt ose shërbim që dëshiron. Por do të ketë shumë trauma dhe përçarje gjatë rrugës.”
