ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Basti “i humbur” i Ramës, Berisha kalon Oqeanin e shkon në Amerikën …Latine 3 hours ago
SHBA-të pezullojnë kërkesat për imigracionin për afganët pas të shtënave në Gardën Kombëtare 3 hours ago
‘Jemi të shkatërruar’: Banorët e Hong Kongut në mosbesim pasi zjarri shkatërroi blloqet e apartamenteve(video) 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Të paktën 44 të vdekur dhe qindra të zhdukur në Hong Kong, ndërsa zjarrfikësit luftojnë me zjarret e fundit në banesat publike 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Hungaria do të furnizojë Serbinë me naftë

albnews by albnews
27 November, 2025
in Show - Biz
0
Hungaria do të furnizojë Serbinë me naftë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, do të qëndrojë në Beograd të mërkurën për të diskutuar për detajet se si Hungaria do ta ndihmojë Serbinë pasi janë ndërprerë dërgesat me naftë të papërpunuar nga Kroacia.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën se rafineria e naftës të Industrisë së Natës të Serbisë (NIS), që është në pronësi ruse, do të mbyllet për katër ditë nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin sanksionet ndaj kompanisë, duke rrezikuar furnizimet me karburante para dimrit.

RelatedPosts

Basti “i humbur” i Ramës, Berisha kalon Oqeanin e shkon në Amerikën …Latine

Muaji që ndryshon gjithçka, këto 3 shenja të horoskopit hapin kapitull të ri në Dhjetor

Pirja e alkoolit: Kush janë konsumuesit më të mëdhenj në BE? 

SHBA-ja, e cila ka zbatuar një sërë masash kundër subjekteve të lidhura me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë, vendosi sanksione ndaj rafinerisë muajin e kaluar, duke bërë që Kroacia fqinje të ndërpresë furnizimin me naftë të papërpunuar.

“Serbia është në një situatë të vështirë. Ne hungarezët, sigurisht, do ta ndihmojmë Serbinë, popullin serb dhe ekonominë serbe, dhe sot në Beograd do të diskutojmë detajet e kësaj ndihme”, tha Szijjarto në një video të publikuar në Facebook më 26 nëntor.

Në tetor, Szijjarto deklaroi se kompania hungareze e naftës MOL do të rrisë furnizimet për Serbinë, por nuk dha asnjë detaj për sasinë e furnizimit apo mënyrën e transportit.

Ndërkaq, një tubacion i naftës që lidh Hungarinë dhe Serbinë është në fazën e planifikimit dhe mund të nisë që të plotësojë të gjitha nevojat e Serbisë për naftë të papërpunuar deri në vitin 2028, tha Szijjarto në prill.

Tubacioni pritet të ketë kapacitet për transportin e 4 deri në 5 milionë tonë naftë ruse në Serbi përmes Hungarisë çdo vit, tha ministri i Jashtëm në atë kohë.

Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Hungarisë janë forcuar vitet e fundit dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë raporte të mira me Rusinë./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Basti “i humbur” i Ramës, Berisha kalon Oqeanin e shkon në Amerikën …Latine

Basti “i humbur” i Ramës, Berisha kalon Oqeanin e shkon në Amerikën …Latine

27 November, 2025
SHBA-të pezullojnë kërkesat për imigracionin për afganët pas të shtënave në Gardën Kombëtare

SHBA-të pezullojnë kërkesat për imigracionin për afganët pas të shtënave në Gardën Kombëtare

27 November, 2025
‘Jemi të shkatërruar’: Banorët e Hong Kongut në mosbesim pasi zjarri shkatërroi blloqet e apartamenteve(video)

‘Jemi të shkatërruar’: Banorët e Hong Kongut në mosbesim pasi zjarri shkatërroi blloqet e apartamenteve(video)

27 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

27 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result