ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
‘Jini të përgatitur të humbni fëmijë’/ Macron rikthen rekrutimin ushtarak 2 hours ago
Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit në Kretë, thellësia e lëkundjeve 33 kilometra 2 hours ago
Çfarë dihet deri tani rreth sulmit në Uashington? 3 hours ago
Kosova në zgjedhje të reja me të njëjtit kandidatë për kryeministër 3 hours ago
Tajlanda nën ujë, pamje me dron nga përmbytjet 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Çfarë dihet deri tani rreth sulmit në Uashington?

albnews by albnews
27 November, 2025
in Bota
0
Çfarë dihet deri tani rreth sulmit në Uashington?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sipas autoriteteve amerikane, një afgan hapi zjarr ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në qendër të Uashingtonit të mërkurën pasdite (ora lokale), duke i plagosur rëndë.

Të shtënat ndodhën vetëm dy blloqe godinash në veriperëndim të Shtëpisë së Bardhë, pranë vendit të njohur Farragut Square. Kryetarja e bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser, foli për një “sulm të synuar” në një konferencë për shtyp.

RelatedPosts

‘Jini të përgatitur të humbni fëmijë’/ Macron rikthen rekrutimin ushtarak

Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit në Kretë, thellësia e lëkundjeve 33 kilometra

Tajlanda nën ujë, pamje me dron nga përmbytjet

Një nga gardistët arriti të hapë zjarr. Edhe autori i dyshuar është qëlluar, dhe trajtohet në sptal.

Dy personat e qëlluar janë anëtarë të Gardës Kombëtare nga shteti i Virxhinias Perëndimore, pjesë e trupave të vendosur në kryeqytet me urdhër të Presidentit Donald Trump. Autoritetet nuk kanë publikuar ende detaje të mëtejshme rreth identitetit të tyre. FBI-ja dhe kryetarja e bashkisë së Uashingtonit, D.C., deklaruan se rojet e Gardës Kombëtare janë në gjendje kritike për jetën.

Trump: “Akt i së keqes”
Policia njoftoi se bëhet fjalë për një autor të vetëm. I dyshuari është një shtetas afgan që ka hyrë në SHBA në vitin 2021, deklaroi Presidenti Trump në një fjalim drejtuar kombit. Trump e quajti atë një akt terrorizmi.

“Ky sulm i neveritshëm ishte një akt i së keqes, një akt urrejtjeje dhe një akt terrori.” Trump nuk dha detaje më specifike rreth motivit të mundshëm. Sipas NBC dhe Reuters, FBI po e heton sulmin si një akt të mundshëm terrorizmi.

Në fjalimin e tij, Trump e quajti Afganistanin një “vrimë ferri në tokë” dhe pretendoi se miliona njerëz nga e gjithë bota kishin hyrë në SHBA pa kontroll nën paraardhësin e tij demokrat, Joe Biden. Ai njoftoi se do të rikontrollohen të gjithë individët që hynë nga Afganistani gjatë presidencës së Bidenit. Ai deklaroi gjithashtu se do të “ndërmerrte të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar që të dëbohen të gjithë shtetasit e huaj nga të gjitha vendet që nuk duhet të jenë këtu ose që nuk sjellin ndonjë përfitim për vendin tonë”.

Edhe Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, u shpreh se afgani kishte hyrë në SHBA pa kryer verifikimet e nevojshme të së kaluarës. As Trump dhe as Noem nuk dhanë ndonjë provë se nuk ishte kryer verifikimi i zakonshëm para hyrjes.

Edhe gjatë evakuimit pjesërisht kaotik të afganëve nga Kabuli nga ushtria amerikane në vitin 2021, afganët nuk u sollën direkt në SHBA. Ata u transportuan me aeroplan, ndër të tjera, në një bazë amerikane në Katar, ku u kryen kontrollet fillestare të sigurisë./DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

‘Jini të përgatitur të humbni fëmijë’/ Macron rikthen rekrutimin ushtarak

‘Jini të përgatitur të humbni fëmijë’/ Macron rikthen rekrutimin ushtarak

27 November, 2025
Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit në Kretë, thellësia e lëkundjeve 33 kilometra

Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit në Kretë, thellësia e lëkundjeve 33 kilometra

27 November, 2025
Çfarë dihet deri tani rreth sulmit në Uashington?

Çfarë dihet deri tani rreth sulmit në Uashington?

27 November, 2025
Kosova në zgjedhje të reja me të njëjtit kandidatë për kryeministër

Kosova në zgjedhje të reja me të njëjtit kandidatë për kryeministër

27 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result