Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 17 dhjetor ankimimin e bërë nga kryedemokrati Sali Berisha për masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” në SPAK.
Në një deklaratë për media, Berisha akuzoi se në të gjithë hetimet dhe gjykimet që janë bërë ndaj tij, janë dhënë vendime politike.
“Në të gjitha hetimet e mia, absolutisht në të gjitha gjykimet, gjykata ka dhënë vendime politike siç ka marrë urdhër.
Po i ranë kokës. Unë kisha dërguar në vitit 2012 nenin për heqjen e çdo lloj mbrojtje për deputetin, këta e forcuan dhe tani po përballen me atë që bën”, deklaroi Berisha.
Më datë 20 nëntor Berisha dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë përmes së cilës kërkon shfuqizimin e masës së “detyrimit me paraqitje”, masë kjo e dhënë në 3 janar të 2025-ës nga Apeli i GJKKO-së.
Berisha dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, paraqitet në SPAK.




