ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 1 hour ago
“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës 1 hour ago
Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh 1 hour ago
Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa? 1 hour ago
ISHP: 125 raste të reja me HIV në 2025, më të prekur meshkujt dhe grupmosha 35-44 vjeç 1 hour ago
Next
Prev
Home Kosova

Drejtësi apo autoritarizëm procedural? Skandali i Hagës

albnews by albnews
1 December, 2025
in Kosova, Opinion
0
Drejtësi apo autoritarizëm procedural? Skandali i Hagës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Ibish Neziri

Ka momente kur padrejtësia nuk të lejon të heshtësh. Ka institucione që funksionojnë vetëm kur sheh diku tjetër. Dhe ka raste kur heshtja e shoqërisë bëhet garanci për abuzim. Pikërisht për këtë, ky shkrim është i domosdoshëm.

RelatedPosts

“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës

Rruga në Nju-Jork merr emrin “Isa Boletini”

Serbia mban për 4 orë në doganë ish-policin e Kosovës, Nexhat Pireva

Një kthim i detyruar te fjala e lirë

Pas një heshtjeje prej më shumë se tre vjetësh, para rreth tre muajsh iu ktheva sërish shkrimit publicistik — jo nga nostalgjia, por nga nevoja që ndjeja për ta thanë përsëri mendimin tim. Dhomat e Specializuara në Hagë, me mënyrën e tyre të funksionimit, më shtynë të rikthehem. Brenda këtyre tre muajve botova në Demos dhe disa portale tjera katër shkrime mbi këtë temë, dhe mendova se ndoshta aq mjaftonte. Por padrejtësia nuk mjaftohet me një reagim të vetëm. Kur shkelja ndodh përditë, reagimi duhet të jetë po aq i përditshëm.

Dhomat e Specializuara, megjithëse formalisht pjesë e sistemit juridik të Republikës së Kosovës, po sillen si një entitet i shkëputur, një ishull juridik pa llogaridhënie, një mekanizëm që vepron mbi Kosovën, por jo nën juridiksionin e saj. Kjo nuk është thjesht çështje procedurale — është çështje sovraniteti.

Kushtetuta e Kosovës jashtë dyerve të Hagës

Deklarata e Ombudspersonit të Republikës së Kosovës, z. Naim Qelaj, pas vizitës së tij në Hagë, ngriti shqetësime të thella. Vizita e tij u monitorua në çdo hap dhe atij iu pamundësua të merrte shënime — një akt që bie ndesh drejtpërdrejt me mandatin kushtetues të Avokatit të Popullit, i cili duhet të ketë qasje të pakushtëzuar te çdo person i privuar nga liria.

E ndërkohë, zëdhënësi i Dhomave, Michael Doyle, deklaroi se Ombudsperson kompetent për objektin e paraburgimit nuk është Avokati i Popullit i Kosovës, por një gjyqtar i brendshëm i Dhomave — Pietro Spera.

Kjo logjikë është një përmbysje e parimit bazë “nemo judex in causa sua”: askush nuk mund ta mbikëqyrë vetveten.

Dhomat e Specializuara pra, janë futur në një pozitë që asnjë institucion i drejtësisë nuk duhet ta ketë: të jetë gjykatës, rregullbërës dhe mbikëqyrës i vetvetes. Kjo s’i ngjan më një mekanizmi të drejtësisë — i ngjan më shumë një strukture që e ka frikë kontrollin.

E gjithë kjo na rikthen te një realitet i thjeshtë politik: sa kohë që një institucion i Kosovës e mohon autoritetin e institucioneve të Kosovës, ne nuk kemi të bëjmë me drejtësi “sui generis”, por me juridiksion të importuar, që mban vulën e Kosovës vetëm për të legjitimuar veten.

Paradoksi i drejtësisë në Hagë: Dhelpra kujdestare e pyllit

Të paraburgosurit në Hagë nuk janë të dënuar. Ata janë ende të pafajshëm sipas çdo standardi modern juridik. Pengimi i qasjes së Avokatit të Popullit nuk është gabim procedural — është sinjal moral alarmues. Aty ku nuk tolerohet vëzhgimi, zakonisht ka çfarë të fshihet.

Në këtë kontekst, emërimi i gjyqtarit Pietro Spera si Ombudsperson i Dhomave është kulmi i paradoksit. Ai është pjesë e institucionit të njëjtë që supozohet ta mbikëqyrë. Kjo ma kujton një fjalë të urtë të Maksim Gorkit, të cilën e pata lexuar qysh kur isha gjimnazist në Pejë, afro 47–48 vjet më parë: “Sikur dhelpëra të emërohet kujdestare e pyllit, aty do të gjenden pendë shumë e shpezë fare pak.”

Kjo fjali nuk është thjesht metaforë. Është pasqyrë e realitetit: aty ku kontrolli zëvendësohet me kontrollues të brendshëm, të drejtat e njeriut humbasin pa zhurmë.

Kur gjykata mbikëqyr veten: Modeli i rrezikshëm i Hagës

Në Hagë po funksionon një model i rrezikshëm: një gjykatë që, në vend të mbikëqyrjes së pavarur, krijon struktura të brendshme për ta zëvendësuar atë. Kjo nuk është drejtësi moderne — është vetëmbrojtje institucionale, ku një mekanizëm i mbyllur shmang çdo kontroll që vjen nga jashtë, sidomos nga institucionet e Kosovës.

Kjo sjellje e Dhomave — të jenë njëkohësisht autoritet, mbikëqyrës dhe interpretues të kufijve të vet — nuk i shërben drejtësisë, por e gërryen atë. Aty ku krijohet një marrëdhënie e tillë, ku mekanizmi gjyqësor fillon t’i frikësohet vëzhgimit të jashtëm, kemi të bëjmë me një deformim të lirisë juridike, jo me zbatim të drejtësisë.

Aty ku padrejtësia bëhet e përhershme, reagimi duhet të jetë i përhershëm

Aty ku drejtësia ndalet dhe kontrolli i jashtëm refuzohet, heshtja nuk është neutralitet — është bashkëfajësi. Institucionet e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë nuk duhet të qëndrojnë indiferentë para këtij modeli që po shkel të drejtat e njeriut dhe kushtetutën. Reagimi i tyre duhet të jetë i menjëhershëm, i vendosur dhe i pakompromis.

Por përgjegjësia nuk mund të mbetet vetëm në dorën e institucioneve. Shoqëria civile ka detyrë të flasë, të monitorojë dhe të ngrejë zërin sa herë padrejtësia përpiqet të fshihet pas procedurave të brendshme. Nuk është koha të anashkalohen abuzimet, të mbulohet errësira apo të qahen veshët par gjëra të parëndësishme. Çdo heshtje e shoqërisë civile i jep forcë padrejtësisë.

Ky është shkrimi i pestë imi mbi këtë temë — dhe nuk do të jetë i fundit. Sepse aty ku të drejtat e njeriut kufizohen, fjala nuk duhet të shuhet; aty ku kontrolli refuzohet, pyetjet duhet të shtohen; aty ku drejtësia kthehet në vetëkthim, shoqëria duhet të ngrihet.

Drejtësia nuk është pronë e Dhomave të Specializuara.

As e askujt që i frikësohet transparencës.

Drejtësia është e qytetarëve — e atyre që janë të lirë, e atyre që janë të privuar nga liria, dhe e çdo njeriu që kërkon të vërtetën.

Drejtësia nuk është ide; ajo është veprim. Dhe veprimi është përgjegjësia jonë. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

1 December, 2025
“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës

“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës

1 December, 2025
Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh

Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh

1 December, 2025
Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result