ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Njerëzit e Putinit marrin drejtimin e bandës së mikrokredive në Tiranë, IUTE dhe CREDITAL në fronin e MCA-FINAL. 25 minutes ago
Raporti i KLSH / Shkeljet e rënda në koncesionin e hemodializës, vonesa, kosto të fryra, sorollatje dhe pagesa të dyfishta nga pacientët 29 minutes ago
E enjta vendimtare: Eurovision në prag të një trazire që mund të ndryshojë gjithçka 31 minutes ago
Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa” pas konfliktit për pagën 33 minutes ago
Dhunë në Francë, tifozët e Nice godasin lojtarët pas humbjes me Lorient 35 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Raporti i KLSH / Shkeljet e rënda në koncesionin e hemodializës, vonesa, kosto të fryra, sorollatje dhe pagesa të dyfishta nga pacientët

albnews by albnews
3 December, 2025
in Albania, Shendetesi
0
Raporti i KLSH / Shkeljet e rënda në koncesionin e hemodializës, vonesa, kosto të fryra, sorollatje dhe pagesa të dyfishta nga pacientët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Auditimi i KLSH-së mbi zbatimin e kontratës së koncesionit për shërbimin e hemodializës ka zbuluar probleme serioze që prekin drejtpërdrejt pacientët me sëmundje akute dhe kronike të veshkave.

Sipas gjetjeve, pacientëve që përballen me raste akute nuk u ofrohet menjëherë shërbimi i urgjencës pranë qendrave të koncesionarit në rajonet ku ata banojnë, përpara se të kalojnë në një procedurë burokratike për miratimin paraprak nga FSDKSH. Në situata urgjente, spitalet publike detyrohen t’i dërgojnë pacientët drejt QSUNT me ambulancë dhe me mjekun specialist, duke krijuar vonesa të rrezikshme për trajtimin.

RelatedPosts

Avokati i Popullit / Zbardhet lista e 6 kandidatëve që dorëzuan firmat në Kuvend për të kaluar në seancë për votim..

“Amnistia fiskale e maskuar si paqe”/ PD i dërgon letër Komisionit të Europës dhe Parlamentit Europian, Tabaku: Rrezik për ekonominë

Braçe përplaset me Agron Shehajn: Boll po të them, qepe…

Institucionet përgjegjëse argumentojnë se shërbimi i hemodializës, si akut ashtu edhe kronik, u është ofruar të gjithë pacientëve në strukturat adekuate, duke theksuar se programi i dializës peritoneale funksionon që nga viti 2005 dhe se pacientët me insuficiencë renale kronike marrin materialet e nevojshme falas për trajtimin në banesë.

Por auditimi konstaton se Ministria e Shëndetësisë dhe FSDKSH nuk kanë hartuar rregulloren e posaçme që do të përshpejtonte procedurën e ofrimit të shërbimit të menjëhershëm për pacientët me sëmundje akute të veshkave. Rekomandimi i KLSH vlerësohet si i pranuar, por i pazbatuar, duke reflektuar mungesë angazhimi për rregullimin e një procesi që prek urgjencën dhe shpesh jetën e pacientëve.

Auditimi ka identifikuar edhe një praktikë tjetër shqetësuese: raste të pagimit të dyfishtë për të njëjtën seancë dialize. Një situatë e tillë u evidentua në qendrën e koncesionit të Lezhës, ku një pacient kronik u faturua dy herë për një seancë – njëherë nga koncesionari, bazuar në projeksionet mujore dhe njëherë nga një spital jopublik që realisht e kishte kryer shërbimin.

Ky problem shfaqet te pacientët që kanë ndryshuar vendbanim ose kanë zgjedhur të kryejnë trajtimin në qendra të tjera të hemodializës që nuk mbulohen nga koncesionari. Në këto raste, pagesa për një seancë dialize përfundon duke u bërë dy herë: një në projektim dhe një sipas shërbimit faktik.

Ministria dhe FSDKSH deklarojnë se disponojnë regjistrin kombëtar të pacientëve që marrin hemodializë dhe se qendrat dërgojnë çdo muaj listat me pacientët, sipas detyrimeve kontraktore.

Megjithatë, auditimi nënvizon se mekanizmi aktual nuk është i mjaftueshëm për të parandaluar mbivendosjet, pasi pagesat nga koncesionari bazohen tek projeksionet, ndërsa pagesat tek spitalet jopublike bazohen në seancat reale të kryera. Kjo mospërputhje krijon kosto të panevojshme për buxhetin publik.

Rekomandimi kërkon që koncesionari të dërgojë çdo muaj të dhëna të detajuara pranë degëve rajonale të FSDKSH për identifikimin e pacientëve që kryejnë seanca në qendrat e tij, në mënyrë që të shmangen pagesat e dyfishta dhe të reduktohen kostot e panevojshme të transportit. Debatet mes institucioneve tregojnë se sistemi ekzistues i raportimit nuk siguron kontroll të saktë të qarkullimit të pacientëve, ndërsa auditimi tërheq vëmendjen se problemet vazhdojnë të jenë të pranishme pavarësisht procedurave të përcaktuara në aktet nënligjore. /ekofin.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Njerëzit e Putinit marrin drejtimin e bandës së mikrokredive në Tiranë, IUTE dhe CREDITAL në fronin e MCA-FINAL.

Njerëzit e Putinit marrin drejtimin e bandës së mikrokredive në Tiranë, IUTE dhe CREDITAL në fronin e MCA-FINAL.

3 December, 2025
Raporti i KLSH / Shkeljet e rënda në koncesionin e hemodializës, vonesa, kosto të fryra, sorollatje dhe pagesa të dyfishta nga pacientët

Raporti i KLSH / Shkeljet e rënda në koncesionin e hemodializës, vonesa, kosto të fryra, sorollatje dhe pagesa të dyfishta nga pacientët

3 December, 2025
E enjta vendimtare: Eurovision në prag të një trazire që mund të ndryshojë gjithçka

E enjta vendimtare: Eurovision në prag të një trazire që mund të ndryshojë gjithçka

3 December, 2025
Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa” pas konfliktit për pagën

Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa” pas konfliktit për pagën

3 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result