Një nga skenat më ikonike te filmi i famshëm i viteve ’90, Home Alone, është kur Kevin hyn në supermarket dhe blen një karrocë artikujsh bazë për 19.83 dollarë, në vitin 1990.
Sot, në vitin 2025, e njëjta karrocë me gjysmë galoni qumësht, lëng portokalli, bukë, makarona të ngrira me djathë, detergjent, mbështjellës plastik, peceta tharëse, letër higjienike dhe ushtarë lodër do të kushtonte 66.67 dollarë.
Kjo përfaqëson një rritje prej pothuajse 300% krahasuar me çmimin origjinal.
Rritja e çmimeve reflekton inflacionin, tarifat, problemet e zinxhirit të furnizimit dhe rritjen e kostove të ushqimit. Për shembull, çmimet mesatare të artikujve bazë në vitin 2025 janë:
Gjysmë galoni qumësht: $4.85
Lëng portokalli: $4.50
Bukë: $3.49
Makarona të ngrira me djathë: $3.69
Detergjent: $13.49
Peceta tharëse: $8.79
Letër higjienike: $8.39
Ushtarë lodër: $9.99
Kjo krahasim i thjeshtë tregon sesi gjërat që dikur dukeshin të përballueshme, sot kanë marrë një tjetër dimension ekonomik. Megjithatë, ndjesia e magjisë së filmit dhe kujtimet e festave të dikurshme mbeten të pandryshuara, pavarësisht çmimeve të reja.




