ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në 2 minutes ago
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë! 4 minutes ago
Venezuela thotë se Trump dëshiron naftën e saj. Por a është ky rasti? 28 minutes ago
“Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë?!”/ 15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë 33 minutes ago
Përqendrimi ushtarak amerikan në Karaibe ka hijet e së kaluarës – por dallimet janë të mëdha 44 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Masakra në Australi, 59 akuza kundër autorit të dyshuar. Albanese: Ishte akt terrorist

albnews by albnews
17 December, 2025
in Bota, UK
0
Masakra në Australi, 59 akuza kundër autorit të dyshuar. Albanese: Ishte akt terrorist
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

59 akuza, përfshirë 15 për vrasje dhe një për akt terrorist, u ngritën ndaj Naveed Akram, autori i dyshuar i sulmit masiv me armë zjarri në plazhin Bondi të Sidneit. Ai dhe babai i tij 50-vjeçar, i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në vendin e ngjarjes, vranë 15 persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë gjatë sulmit që shënjestroi komunitetin hebraik në Australi, në ditën e parë të festës së Hanukës.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës me armë zjarri që prej vitit 1996, shkruan A2 CNN. Akram përballet gjithashtu me 40 akuza për shkaktim të dëmtimeve të rënda trupore, me qëllim vrasjen. Ai u plagos rëndë në ngjarjen e ndodhur të dielën dhe në seancën e parë gjyqësore mori pjesë nga shtrati i spitalit, ku të martën u zgjua nga koma.

RelatedPosts

Venezuela thotë se Trump dëshiron naftën e saj. Por a është ky rasti?

Përqendrimi ushtarak amerikan në Karaibe ka hijet e së kaluarës – por dallimet janë të mëdha

Duka i Marlborough akuzohet për mbytje

Më herët, policia e Uellsit të Ri Jugor tha se po priste që i dyshuari të përfundonte trajtimin mjekësor përpara se ta merrte zyrtarisht në pyetje. Policia e ka cilësuar sulmin si akt terrorist, ndërsa kryeministri australian, Anthony Albanese, tha se agresorët ishin motivuar nga ideologjia e ISIS-it.

“Duhet të nxjerrim mësime nga e gjithë kjo, të ndërmarrim veprime më të forta dhe ndryshime ligjore. Ne duam të çrrënjosim antisemitizmin nga shoqëria jonë. Duam të eliminojmë ideologjinë mizore që, sipas hetuesve, çoi në këtë krim të frymëzuar nga ISIS-i”, tha ai.

Ati dhe biri kishin udhëtuar në jug të Filipineve, në një rajon që prej kohësh është shënjestruar nga militantizmi islamik, disa javë para se të ndërmerrnin masakrën.

Sipas autoriteteve, 22 persona të plagosur në sulm mbeten të shtruar në spitale rreth Sidneit, me një prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohë, mes emocioneve të forta dhe lotëve, komuniteti u dha lamtumirën disa prej viktimave të sulmit, përfshirë rabinin Eli Schlanger. Në ceremoni mori pjesë një turmë e madhe njerëzish, përfshirë politikanë dhe autoritete.

41-vjeçari, baba i pesë fëmijëve, ishte organizator i eventit “Chanukkah by the Sea”, gjatë të cilit ndodhi sulmi. Mes viktimave të tjera ishte edhe një i mbijetuar i Holokaustit dhe një vajzë 10-vjeçare. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

17 December, 2025
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

17 December, 2025
Venezuela thotë se Trump dëshiron naftën e saj. Por a është ky rasti?

Venezuela thotë se Trump dëshiron naftën e saj. Por a është ky rasti?

17 December, 2025
“Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë?!”/ 15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

“Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë?!”/ 15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result