Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë futbollisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe gjininë dhe emrin e foshnjës.
Mirlind Daku dhe partnerja e tij, modelja Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër të një vajze, të cilën kanë vendosur ta quajnë Miresa.
Krahas një fotografie ku shihet dora e vogëlushes së porsalindur, Daku ka shkruar:
“Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”

Prej kohësh, fansat kishin dyshuar se Vesa Vllasaliu ishte në pritje të ëmbël, megjithatë modelja ka preferuar ta mbajë këtë lajm larg vëmendjes publike deri në momentin e lindjes. Në disa fotografi të publikuara javë më parë, pas një vëzhgimi më të kujdesshëm, vihej re barku i rrumbullakosur i saj.
Kujtojmë se Vesa Vllasaliu e konfirmoi lidhjen me Mirlind Dakun vetëm disa javë më parë, ndonëse romanca e tyre kishte më shumë se një vit që mbahej larg syrit të publikut. Ishte vetë modelja ajo që e bëri publike marrëdhënien në përvjetorin e tyre, duke ndarë në rrjete sociale momente intime dhe lulet e dhuruara nga sulmuesi i Kombëtares.




