Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur tek skandali me AKSHI-n, që sipas tij është një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Berisha u shpreh se të gjitha të dhënat e shqiptarëve janë disponuar nga grupi strukturuar kriminal më ne krye sipas tij nga Ergys Agasi dhe Mirlinda Karçanaj.
“Çdo e dhënë për çdo shqiptar, çdo e dhënë për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, të gjitha pa përjashtim në një bashkëpunim kriminal të AKSHI-t janë disponuar nga Ergys Agasi, Fatmir Tropolini, Elvis Doçi, Suel Çela kartelet e drogës në Amerikën Latinë
Të gjitha të dhënat janë eksportuar nga sistemet e IT në Shqipëri, nga famëziu Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe Mirlinda Karçanaj. Kjo përbën ngjarjen më të rëndë të sigurisë kombëtare dhe të shtetit shqiptar”, tha Berisha.
Më tej ai u shpreh se nga frika e bllokimit të AKSHI-t, Rama ka urdhëruar qe te paguhen 25 milione euro per kunatin e tij.
“Kjo organizatë ka kryer krime. Vazhdon Edi Rama ka urdhëruar dy ditë më parë ti paguhen kunatit 25 milionë euro nga tenderi për përmirësimin e Inteligjencës Artificiale që është fund e krye një fallcitet.
Familja Rama merr 75 mln euro për Inteligjencës Artificiale dhe duke ditur që AKSHI mund të bllokohet, urdhëron që ti disbursohen lotin e fundit të parave të papaguara, 25 mln euro nga 75″, tha Sali Berisha.




