ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet 3 hours ago
Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika 3 hours ago
Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re 3 hours ago
Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez 4 hours ago
Kosova e treta në botë për siguri, Policia e Kosovës: Dëshmi e qartë e përkushtimit për rend dhe siguri publike 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Studimi: Migrantët nuk e kanë të lehtë në Gjermani

albnews by albnews
18 February, 2020
in Bota
0
Studimi: Migrantët nuk e kanë të lehtë në Gjermani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pengesa kryesore është mungesa e njohurive të gjuhës, por edhe një mungesë arsimimi e shkaktuar nga gjendja e luftës.

Duke qenë se Gjermania është një shoqëri në plakje, mungojnë forcat e kualifikuara. Kaq shumë refugjatë që erdhën, duket sikur është një dhuratë. Kaq e thjeshtë nuk është, arrin në përfundim një studim i OECD-së, shkruan Deutsche Welle.

RelatedPosts

Droni i fshehtë amerikan që pritet të ndryshojë luftën ajrore

Trump e shpall Antifa-n një organizatë terroriste

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet

Pa njohuri të gjermanishtes, pa arsimim: Edhe siriani Beniyan Bachar ashtu si shumë refugjatë të tjerë nuk e kishte të lehtë, kur erdhi në Gjermani si i ri refugjat. Sot ai është 23 vjeç dhe përfundoi në verën e vitit të kaluar në Osnabrück shkollimin si parukier. “Jam thjesht shumë i lumtur”, tha ai jatë marrjes së certifikatës si më i miri i kursit. Një histori suksesi e një shembull konkret, se si mund të zhvillohen gjërat – në rastin më të mirë.

“Sipërmarrjet tona janë kryesisht përvojë pozitive me refugjatët që ndjekin shkollimin profesionale”, thotë Holger Schwannecke, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Qendrore të Zanatçinjve Gjermanë (HDZ). “Por kjo nuk do të thotë që një shkollim profesional është gjëja më normale”, shton ai. Në këtë konkluzion arrin edhe Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, OECD në një studim të fundit, në të cilin hulumtohen pengesat që ndeshin ata që duan të arsimohen në Gjermani.

Duhet theksuar se pengesa kryesore është mungesa e njohurive të gjuhës, por edhe një mungesë arsimimi e shkaktuar nga gjendja e luftës. Sipas OECD-së, janë shumë të rëndësishme masat shoqëruese profesionale për migrantët. Nga ana tjetër, mësimi i gjuhës kushton kohë, po ashtu edhe përfundimi i një shkolle profesionale, duhet të shkruash aplikime, të shkosh nëpër zyra apo të kërkosh një apartament, paralajmëron OECD.

Garë kohe me procedurën e azilit

Kohë, të cilën nuk e kanë shumë refugjatë, sepse ata duan të fitojnë shpejt para apo kanë frikë se dëbohen nga vendi, sepse nuk kanë punë. Nga ana tjetër, në Gjermani varet nga vendi ku banon, se në cilën moshë dhe sa kohë ke të drejtë për kurset e përgatitjes profesionale. Në shtatë lande gjermane, të rinjtë nga mosha 16-18 vjeç kanë të drejtën për përgatitje profesionale, në disa lande të tjerë edhe migrantët nga mosha 21 deri në 25 apo 27 vjeç. Kjo duhet të njësohet, kërkon OECD.

Krahasuar me të rinjtë që janë lindur e rritur në Gjermani, migrantët fillojnë më rrallë një shkollim profesional. Holger Schwannecke nga HDZ, thotë se i vjen keq për këtë, por e kupton pse ndodh. “Për shkak të parave”. 450 euro merr një praktikant në kohën e shkollimit si parukier në vitin e parë, 550 euro në vitin e dytë dhe 700 euro në vitin e tretë. Kjo është shumë më pak, se mund të marrësh në një punë si fuqi punëtore e pakualifikuar.”

Pas shkollimit situata ndryshon. “Vlera e shkollimit profesional në Gjermani nënvlerësohet”, thotë Sch2annecke. Kjo u duhet bërë e qartë të rinjve. Megjithatë pa migrantët, shumë sipërmarrje në Gjermani nuk do t’ia dilnin dot. Në vitet 2015-2018 është dyfishuar numri i nxënësve në shkollat profesionale pa pasaportë gjermane, aktualisht në 18.680 vetë. E megjithatë, vitin e kaluar çdo i dhjeti vend profesional mbeti i pazënë.

Numri i lartë i atyre që ndërpresin shkollimin

Por nuk mjafton vetëm që të rinjtë refugjatë të jenë gati për të filluar shkollimin profesional. Parë në numrin e përgjithshëm të nxënësve, është shumë i lartë numri i atyre që ndërpresin shkollimin profesional. Në studimin e OECD-së thuhet, se refugjatët kanë nevojë për më shumë mbështetje gjatë shkollimit profesional. “Kemi nevojë për shkollimin e asistuar, më shumë komunikim mes shkollave, sipërmarrjeve, zyrave sociale dhe një sistem të hershëm paralajmërimi që të reagohet shpejt, me qëllim që nxënësit të vazhdojnë shkollën”, kërkon sekretari i përgjithshëm i OECD-së, Ludger Schuknecht.

Deficite ka edhe tek punëdhënësit që nuk marrin refugjatët si nxënës. “Aty ka edhe një lloj diskriminimi pa sfond racist apo diçka tjetër, por për shkak të një llogarie që bën punëdhënësi, duke e parë këtë si rrezik më të madh, dhe se të dyja palët nuk arrijnë të kuptohen”, thotë Schuknecht.

Rreziku më i madh është sigurisht gjendja e pasigurisë ligjore. Ka disa kohë që një rregullore i mbron refugjatët që ndodhen në shkollim profesional, nëse kërkesa për azil është refuzuar. Nëse ata e kanë një kontratë për shkollën profesionale, mund ta përfundojnë shkollimin dhe të punojnë dy vjet. Por, e ashtuquajtura rregullore “3+2” interpretohet ndryshe nga autoritetet në Gjermani. Sipërmarrjet gjermane presin përmirësimin e situatës më 1 mars 2020. Ato shpresojnë më shumë siguri ligjore.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet

23 September, 2025
Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika

Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika

23 September, 2025
Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

23 September, 2025
Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result