Pas aksionit të SPAK në Tiranë/ GJKKO cakton arrest me burg për 6 persona 

albnews
By
1 Min Read
Screenshot

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një aksion të gjerë kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës.

Si rezultat i hetimeve, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.

Për dy persona, GJKKO ka vendosur masën e “arrestit me burg” me afat 20-ditor, në funksion të vijimit të hetimeve dhe verifikimit të rolit të tyre në skemën e mashtrimit.

Share This Article