Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka e dënuar në Greqi, fshehu dënimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjyqtarja Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi duke gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Kështu deklaroi përmes një njoftimi Prokuroria e Përgjithshme, pas hetimeve të thelluara, të kryera nga sektori i dekriminalizimit në këtë institucion.

Sipas organit të akuzës, ka rezultuar se vendimi i autoriteteve greke, për dënimin e shtetases Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Posaçme, është autentik.

Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë këtë përfundim Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili është autoriteti përfundimtar që do të vendosë për përfundimin, ose jo, të mandatit të Gjokës.

Gjyqtarja e posaçme është sulmuar veçanërisht nga kryetari i PD, Sali Berisha, ndërsa ka gjykuar edhe çështje të tjera të përfaqësuesve të opozitës, si Ilir Metës dhe Fatmir Mediut. 

Share This Article