Majlinda Kelmendi e artë edhe në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, në pasditen e sotme  e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Dusseldorfit.

Xhudistja kosovare ka dominuar absolutisht ndaj kundërshtareve të saj

Në finale, kampionia olimpike e ka mposhtur xhudisten nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren.

Kjo është medalja e dytë e artë e Majlindës në vitin 2019, pas asaj të fituar në Grand Prix të Tel Avivit.

Në gjysmëfinale, Kelmendi e ka mposhtur xhudisten italiane Odette Giuffrida me ippon.

Majlinda e kishte mposhtur italianen edhe në finalen e madhe të Lojërave Olimpike “RIO 2016”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply