Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se, në një shkallë nga 0 deri në 10, progresi i “fushatës kundër Iranit” të vendit të tij deri më tani është 15.
Në një aktivitet në Florida, shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se lufta kundër Iranit është “një shërbim që ne ofrojmë, jo për Lindjen e Mesme, por për të gjithë botën”.
“Këta ishin njerëz të sëmurë, njerëz shumë të sëmurë”, shtoi ai, duke iu referuar atyre që janë vrarë deri më tani në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Teheranit.
Në të njëjtën kohë, Trump tha se SHBA-të kishin neutralizuar 42 anije detare iraniane në tre ditë.
Më herët lideri i SHBA komentoi edhe faljen e Teheranit që bëri ndaj vendeve fqinje për sulmet e këtyre ditëve, duke theksuar se tashmë Irani nuk është më ngacmuesi në rajon, por humbësi.
Mes të tjerash, Trump paralajmëroi se Irani do të goditet shumë rëndë duke mos dhënë detaje.


