Mediat britanike “masakrojnë” Guardiolën: Gabime taktike të rënda

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City shkoi në “Santiago Bernabéu” si favorit, por Real Madrid i tregoi edhe një herë “Qytetarëve” pse ata kanë fituar 15 Kupa Evrope.

“The Sun” shkruan: “Tregolësh mahnitës i Valverdes, që e lë ekipin e Pep Guardiolës në prag të eliminimit”. Shumë media të tjera britanike e quajtën “shkatërrim” atë që Real Madrid i bëri kundër Manchester City.

“Pep Guardiola bën gabime të tmerrshme taktike dhe City shkatërrohet nga Real Madrid”, titullon gazeta britanike “The Telegraph” në raportin e saj nga Bernabéu.

Pavarësisht këmbënguljes së trajnerit të lindur në Santpedor se lojtarët e tij “ishin më të mirë nga sa sugjeron rezultati”, rreziku taktik që ndërmori, duke aktivizuar Khusanov dhe Savinho, me Nico O’Reilly në pozicionin e mbrojtësit të majtë, mund t’i ketë kushtuar Manchester Cityt një dalje të hershme nga garat evropiane. Një dalje që dukej e paimagjinueshme kur ata u shortuan kundër një Real Madridi në vështirësi.

“The Times” shkruan se “City vulnerabël u trondit nga tregolëshi i Valverdes”. Shtypi britanik vëren se “vendimi i Pep Guardiolës për të bërë një rregullim taktik iu kthye kundër (dhe ai është me fat që është vetëm në një disavantazh prej tre golash)”.

GOAL është gjithashtu veçanërisht kritik, duke shkruar: “Gabimi taktik i Pep Guardiolës i kthehet kundër përsëri, ndërsa O’Reilly largohet nga fusha i dërrmuar”.

Edhe gazeta lokale “Manchester Evening News” nuk hezitoi të pranonte se “plani i guximshëm i Pep Guardiolës i doli keq ndaj Real Madrid”. Në analizën pas ndeshjes, gazeta shkruan se “nuk ishte vetëm “Plani A” i City-t që dështoi, por të gjitha përpjekjet pasuese patën të njëjtin fat. Ndryshimi i sistemit në pjesën e parë? Nuk bëri asnjë ndryshim. Në thelb, një qasje taktike “e tmerrshme”.

Share This Article