Shkon në 4 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka shkuar në katër numri i viktimave të koronavirusit në Itali. Viktima e katërt ishte një burrë 84-vjeçar nga Bergamo. Ky është person i tretë që vdes nga koronavirusi në rajonin e Lombardisë.

Së paku 152 persona janë infektuar me koronavirusin COVID-19 deri më tash në Itali. Autoritetet i kanë vendosur në karantinë më shumë se dhjetë qyteza në pjesën veriore të Italisë në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.

Të dielën në mbrëmje, Austria ia ndaloi hyrjen një treni që vinte nga Italia pasi kompania italiane e hekurudhave i njoftoi autoritetet austriake se në këtë tren ndodheshin dy persona me temperaturë të lartë.

Autoritete lokale në Lombardi dhe Veneto kanë marrë vendim për mbylljen e shkollave dhe universiteteve për të paktën një javë. Është anuluar edhe karnavali i famshëm i Venecias, shkruan “Sky News”.

Share This Article