23 protestues të shoqëruar! Hoti, Zhupa dhe Gjekmarkaj mbërrijnë te Komisariati nr. 1 

albnews
By
1 Min Read

Deputetet e PD, Elda Hoti, Ina Zhupa dhe Agron Gjekmarkaj të shoqëruar edhe nga avokati Marash Logu kanë shkuar mbrëmë në ambientet e Komisariatit nr. 1 në Tiranë pas protestës. Ata kanë shkuar atje pasi 23 protestues janë shoqëruar nga policia gjatë tensioneve dhe incidentetve të regjistruara gjatë protestës së 7-të kombëtare të opozitës para Kryeministrisë.

Mësohet se mes tyre janë 4 të mitur. Dy të mitur ndodhen te Komisariati nr.1 ndërsa dy të tjerët te Komisariati nr. 6. Ata janë moshës 15 dhe 16 vjeç.

Policia ka sekuestruar dy çanta me molotov, maska dhe lëndë plasëse. Pas fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, protestuesit nisën të hidhnin molotov dhe fishekzjarre në drejtim të Kryeministrisë.

Policia reagoi menjëherë duke kryer disa shoqërime që në minutat e para të tensioneve. Tensionet më pas u zhvendosën para Parlamentit. Policia nuk lejoi protestuesit të afrohen pranë Parlamentit.

Kjo solli tensione mes tyre dhe përplasje por protestuesit nuk arritën të çanin kordonin e efektivëve. Pas disa tentativash, protestuesit u shpërndanë duke u mbyllu protesta.

Share This Article