Rekord vizitash në Kosovë: Mbi 300 mijë turistë në pesë muaj

Share

Brenda pesë muajve të parë të vitit Kosova i ka pritur gjithsej 306 mijë e 447 vizitorë të huaj, prej tyre më së shumit janë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

Kurse, qytetet që frekuentohen më së shumti janë Prizreni, Prishtina, Peja dhe Gjakova.Ballina

Lajme

Botë

Ekonomi

Tech

Sport

Magazina

Cult

Ajo

Lifestyle

Shëndeti

Fun

Newsletter

Close

Regjistrohu në Telegrafi Newsletter

Zgjidhja më e thjeshtë për të mos humbur temat kryesore – informohu në email.

https://embeds.beehiiv.com/224d0edb-aa94-4c14-acd5-a417bdc7690c?slim=true

KosovëMaqedonia e VeriutNewsletter

Shkarkoje aplikacionin e Telegrafit

  1. Lajme>
  2. Kosovë

Mbi 300 mijë turistë brenda 5 muajve, vendet fqinje po keqinformojnë për sigurinë në Kosovë

Mbi 300 mijë turistë brenda 5 muajve, vendet fqinje po keqinformojnë për sigurinë në Kosovë

Brenda pesë muajve të parë të vitit Kosova i ka pritur gjithsej 306 mijë e 447 vizitorë të huaj, prej tyre më së shumit janë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

Kurse, qytetet që frekuentohen më së shumti janë Prizreni, Prishtina, Peja dhe Gjakova.

Sipas përgjigjeve me shkrim të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Prizreni kryeson listën e vendeve më të dëshiruara për të huajt, Prishtina mbetet pika kryesore hyrëse për turistët ndërkombëtarë, Peja vazhdon të jetë një nga qendrat kryesore të turizmit malor e aventurës, për të përfunduar në Gjakovën e njohur për Çarshinë e Madhe.

“Destinacionet dhe qytetet më të vizituara nga turistët e huaj në Kosovë janë: Prizren – Destinacioni më i njohur turistik, i vizituar për qendrën historike, kalanë, xhamitë, kishat, festivalin DokuFest dhe trashëgiminë kulturore etj. Prishtinë – Kryeqyteti është pika kryesore hyrëse për turistët ndërkombëtarë. Atraksionet përfshijnë Monumenti NEËBORN, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Katedralja Shën Nënë Tereza etj. Pejë – Një nga qendrat kryesore të turizmit malor dhe aventurës. Vizitorët tërhiqen nga Gryka e Rugovës, Ujëvara e Drinit të Bardhë dhe Patriarkana e Pejës etj. Gjakovë – E njohur për Çarshia e Madhe, arkitekturën tradicionale dhe trashëgiminë kulturore etj”, thuhet në përgjigjet e ministrisë.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit