Në një kohë kur debati publik nga ekspertët e fushës është përqendruar në rrezikun që po i kanoset Durrësit për shkak të mos ndërtimit të portit të ri, në portin ekzistues po bien këmbanat e alarmit.Operatorët ekonomikë që ushtrojnë aktivitetin në transportin detar dhe atë tokësor, shoqëritë e transportit ndërkombëtar etj po kalojnë një sërë problematikash, që nëse nuk marrin zgjidhje rrezikojnë seriozisht punën e tyre dhe njëkohësisht pozicionin konkurues të portit të Durrësit në rajon.“DurrësLajm” ka kontaktuar me disa prej tyre dhe mëson se edhe pas takimeve me drejtuesit më të lartë të APD-së dhe shkresave zyrtare, situata duket se ka mbetur në vend numëro.Mungojnë hapësirat në Terminalin e KontejnerëveNjë nga kërkesat primare që operatorët ekonomikë i kanë parashtruar APD-së lidhen me zgjerimin në mënyrë urgjente të hapësirave fizike në Terminalin e Kontejnerëve.Nisur nga rritja e konsiderueshme që numri i njësive TEU ka regjistruar vitet e fundit, hapësirat dedikuar atyre kanë ardhur duke u reduktuar gjithnjë e më shumë.Por nuk është vetëm numri i lartë i kontejnerëve “fajtorë” për faktin se në terminal nuk po ka më hapësira të lira, por sipas operatorëve që operojnë në këtë sektor problemi qëndron tek mos menaxhimi i duhur nga ana e APD-së e këtij terminali.Operatorët sugjerojnë disa opsione:Të largohet sa më parë sheshi i shkarkimit të konteinerëve të importit me autovetura, duke u shpërngulur ose në fund të kalatës 0, ose jashtë terminalit.Kontejnerët e monitorimit dhe kontrollit (kryesisht bananet ose frigot), pasi të kryejnë skanerin, nuk kanë pse kthehen për kontroll në sheshin e kontejnerëve, por mund të kontrollohen tek zona e skanerit, duke u përdorur sheshi para ose mbrapa skanerit për këtë qëllim.“Nuk ka pse hapësira rreth e rrotull skanerit të përdoret për parkim automjetesh dhe kamionësh, por të përdoret për kontrollet doganore e monitorimet. Kështu lirohet një hapësirë tjetër në terminal, e cila përdoret në mënyrë të padrejtë për kontrollet doganre dhe policore”,- thonë operatorët.Por nuk është ky problemi i vetëm për të cilin duhet gjetur zgjidhje.Rritja e kapaciteteve të pajisjeveSipas operatorëve ekonomikë, krahas lirimit të hapësirave në tërminal, APD duhet urgjentisht të rrisë kapacitetet e pajisjeve të saj për përpunim anijesh dhe evadim konteinerësh.Të njëjtat burime pohojnë se procesi i përpunimit të anijeve dhe koha e pritjes në radë është shumë e gjatë. Ata i sugjerojnë APD-së riparimin e vncave operacionalë, pasi puna në ngarkim shkarkim duhet të kryhet nga 3-4 vinça, ndërsa në kalatë duhet të përpunohen 2 anije njëkohësisht, nga 1 e vetme që përpunohet aktualisht.Operatorët deklarojnë jashtë kamerave se vinçat funksionale kryejnë 8 lëvizje në orë, në një kohë që minimalisht duhet të kryejnë 15 lëvizje në orë.Një kërkesë tjetër që i është adresuar disa herë Autoritetit Portual por deri më tani nuk ka marrë zgjidhje është kapaciteti i Reach Stacker, që operojnë në teminal.Në tryezat e dialogut, operatorët kanë kërkuar që minimalisht nuk duhet të ketë më pak se 8 reach stacker për ngarkim – shkarkim kontejnerësh plot dhe 2 për ngarkim – shkarkim kontejnerësh bosh.Njëkohësisht ata i kanë kërkuar Autoritetit Portual që të organizojë një takim mes tyre dhe Ministrisë së Transportit për të zgjidhur problematikat tenderuese për blerjen e mjeteve për terminalin“Jemi në një situatë Emergjence Kombëtare për ekonominë e vendit dhe zhvilimin strategjik të transportit nëpërmjet portit të Durrësit”,- thonë operatorët, duke dëshmuar kështu situatën mjaft kritike të krijuar në portin më t
“Hyrja-dalja nr.4 e portit të mos ngushtohet në asnjë mënyrë, pasi do të shkaktojë vonesa dhe do të dëmtojë shpejtësinë e lëvizjes për në port dhe jashtë tij. Duhet patjetër të vazhdohet me korsi hyrje dhe dalje më vete vetëm për kamionët, siç është tani”,- thonë ata.Thellimi i portitNjë tjetër rekomandim i operatorëve është thellimi i kanalit hyrës të portit deri në kalatën 5, çka do të mundësonte akostimin e anijeve me të paktën 9 ML thellësi, aq sa është edhe kapaciteti maksimal i lejuar i kalatave të kontejnerëve.Mos thellimi i portit pamundëson akostimin e anijeve me kapacitet më të madh dhe nuk u jep mundësi operatorëve për ekonomizim më të madh të shpenzimeve të linjave për anijet e tyre për Durrës, duke ndikuar drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve të transportit detar.Rekomandim për Ministrinë dhe DoganënOperatorët kërkojnë që APD të ndërhyjë pranë Ministrisë së Transportit ose në Qeveri, që kufizimi i lëvizjes së kamionëve gjatë verës, të mos aplikohet për mjetet që kryejnë eksport-import me destinacion portin e Durrësit, ose të reduktohet koha e kufizimit të lëvizjes së tyre.Nga ana tjetër, sipas tyre, Dogana duhet të operojë brenda orarit zyrtar 08.00 – 22.00 dhe në asnjë mënyrë të mos ndalojë punën përpara këtyre orareve. Për konteinerët bosh dhe plot në eksport, të punohet pa kufizim orari nga Terminali dhe Dogana.

