Mançester Siti ka shlyer gabimin e pak ditëve më parë në kampionat, duke u kthyer përsëri te fitoret e vënë në trysni Arsenalin.
Skuadra e Guardiolës triumfoi me shifrat 3-0 ndaj Brentford, një ekip që kërkon të sigurojë praninë në Europë në edicionin e ardhshëm.
Për “qytetarët” nuk ka qenë e thjeshtë, pasi iu desh të pritnin pjesën e dytë për të zgjidhur ndeshjen. Golat e Doku dhe Haland i dhanë qetësinë ndërsa në fund ishte Marmush ai i cili shënoi edhe atë që vulosi fitoren 3-0.
Në këtë mënyrë, diferenca me Arsenalin u kthye përsëri në dy pikë, duke vënë nën trysni “topçinjtë” kryesues që nuk kanë luksin të bëjnë më hapa të gabuar kur mbeten pak javë nga fundi i kampionatit. /Panorama Sport/
Goli i Doku (VIDEO)
Goli i Haland (VIDEO)
Goli i Marmush (VIDEO)

