Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur vizitën e tij disaditore në SHBA dhe takimet që pati atje me zyrtarë të lartë, si shumë inkurajuese.
Kështu tha në kuadër të dialogut publik “Rruga drejt Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”, sot në Prishtinë.
Ka folur edhe për takimin në Shtëpinë e Bardhë që pati me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq.
Thaçi ka thënë se të dy vendet duhet të shfrytëzojnë këtë momentum për arritjen e marrëveshjes finale, që sipas tij duhet të rezultojë me njohjen reciproke mes dy vendeve.
“Jemi të angazhuar për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, kjo marrëveshje duhet të sjellë njohjen reciproke mes vendeve të pavarura. Takimi i Uashingtonit, dy ditë më parë mes presidentëve, besoj do të jetë takimi i kthesës pozitive. Takimi në Uashington është inkurajues për të dy palët, i vullnetit të mirë për paqe në Kosovë dhe Serbi, për zhvillim ekonomik, jetë më të mirë për qytetaret e dy vendeve. Prandaj këtë momentum dhe këtë mundësi nga Uashingtoni duhet ta shfrytëzojë edhe Kosova edhe Serbia. Është e rëndësisë jetike për procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare që të dy palët, edhe Kosova edhe Serbia sot kanë besim në lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës qe përmes tyre mund të arrihet marrëveshja përfundimtare”, tha ai