Kampi i refugjatëve në Greqi përfshihet nga zjarri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zjarr ka përfshirë një kamp të refugjtëve në Ishullin Lesbos të Greqisë, derisa tensionet janë rritur pas protestave për hapje të kufirit.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të qarta dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

Në ditët e fundit, shumë migrantë janë strehuar në Lesbos pas rritjes së numrit të tyre që vijnë nga Turqia. Qindra nga ta janë munduar të arrijnë në këtë ishull që nga deklarata e presidentit turk Reccep Tayyip Erdogan javën e kaluar për “hapjen e dyerve” për refugjatët që të hyjnë në Evropë.

Por, të shtunën, presidenti turk urdhëroi rojen bregdetare të mos lejojë kalimin e migrantëve nëpër Detin Egje për shkak të rrezikut për jetë.

Turqia javën e kaluar i ka hapur kufijtë drejt Evropës, duke thënë se nuk mund të zbatojë më një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në për të parandaluar hyrjen e migrantëve në Evropë.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Erdoganin për shfrytëzim të migrantëve për qëllime politike dhe ka insistuar në mbylljen e kufijve, derisa tensionet janë rritur sërish.

Share This Article