ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 11 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 11 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 11 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 11 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 11 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

FSHF publikon masat, ja çfarë do të ndodhë me kampionatin e futbollit shqiptar

albnews by albnews
11 March, 2020
in Show - Biz
0
FSHF publikon masat, ja çfarë do të ndodhë me kampionatin e futbollit shqiptar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar këtë të mërkurë të gjithë masat që do të ndërmerren duke filluar nga sot, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Komiteti i Emergjencës njofton se në të gjitha zyrat e FSHF-së do të nisë reduktimi i përkohshëm i stafit në zyra dhe se punonjësit do të paraqiten me rotacion në punë. FSHF gjithashtu kërkon nga ekipet shqiptare që të marrin masa në proceset e tyre stërvitore, ndërsa ndeshjet në kampionat do të vijojnë të bëhen pa tifozë në stadiume.

RelatedPosts

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Pesë gjëra që duhet të hiqni qafe nga shtëpitë tuaja para se të futemi në vitin e ri

Rregulli i 3 sekondave: Arti i heshtjes që ju bën më tërheqës në takimin e parë 

MASAT:

Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka ndjekur me kujdes dhe nga afër situatën e krijuar në vendin tonë pas shfaqjes së rasteve të prekura nga virusi COVID-19. Menjëherë i është përgjigjur urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të evituar grumbullimet publike dhe duke i zhvilluar ndeshjet me dyer të mbyllura.
Komiteti i Emergjencës, bën me dije stafin e Federatës së Futbollit, klubet e futbollit, akademitë, futbollistët, dhe të gjithë organizatorët dhe zyrtarët e ndeshjeve se janë të detyruar të zbatojnë me përpikmëri dhe përgjegjësi vendimet e mëposhtme.

1. Në Federatën e Futbollit në Tiranë, si dhe në të gjitha zyrat e saj në territorin e Republikës së Shqipërisë hyjnë në fuqi këto masa në mënyrë të menjëhershme:

a) Nis reduktimi i përkohshëm i stafit në zyra. Punonjësit do të paraqiten me rotacion (nga një punonjës për secilën zyrë, për të mundësuar vijimësinë e punës) dhe uljen në minimum të kontakteve dhe shkëmbimeve virale. Do i jepet përparësi kryerjes së detyrave përmes telefonit dhe internetit.
b) Punonjëset femra me fëmijë do të punojnë nga shtëpitë;
c) Hyrjet dhe daljet në Federatën e Futbollit do të limitohen për personat e jashtëm; çdo punë mundësisht të kryhet me telefon dhe e-mail, dhe paralelisht nëse duhet ndonjë takim i detyrueshëm me qytetarët nga jashtë institucionit, punonjësi përkatës që do të jetë në zyrë do të takohet me qytetarin jashtë mjediseve;
d) Çdo pjesëtar i stafit që do të ketë shqetësime duhet të informojë dhe do t’i kërkohet të vetë-izolohet në shtëpi;
e) Të gjithë punonjësve u kërkohet të jenë në kontakt të përhershëm më autoritetet shëndetësore;
f) Federata e Futbollit do të bëjë dezinfektimin e të gjitha zyrave dhe ambjenteve të punës;
g) Të vijojë vendosja e dezinfektuesve të duarve në të gjitha mjediset e punës së FSHF.

2. Lidhur me pjesën e grumbullimeve stërvitore, ndeshjeve futbollistike etj., sipas protokollit të OBSH-së dhe rekomandimit të mjekeve, duhen ndjekur dhe zbatuar udhëzimet e mëposhtme në mënyrë rigoroze:

a) Të gjitha ndeshjet futbollistike do vijojnë të luhen me dyer të mbyllura. Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve tanë që të mos vizitojnë ambjentet sportive;
b) Të merren masa nga të gjitha klubet që gjatë grumbullimeve stërvitore dhe ndeshjeve të evitohen kontaktet fizike;
c) Të merren masa nga të gjitha klubet që të dezinfektohen të gjitha ambjentet stërvitore, fushat dhe stadiumet, pra të gjitha dhomat ku ekipet, stafet dhe zyrtarët e ndeshjeve do akomodohen;
d) Të vendosen dezinfektues duarsh në të gjitha këto mjedise për tu ardhur në ndihmë futbollistëve, stafeve dhe zyrtarëve;
e) Të gjithë stafet të qëndrojnë me maska dhe doreza gjatë punës;
f) Përdorimi i maskave dhe dorezave është i detyrueshëm sidomos gjatë udhëtimeve të ekipeve, pra në autobusë, në furgona dhe çdo grumullim tjetër të detyrushëm në vende të mbyllura;
g) Ashtu siç tashmë kemi modele nga futbolli ndërkombëtar, futbollistët dhe stafet të mos kenë fare kontakt fizik, të tipit të dhënies së duarve në fillim të takimit, gjatë apo edhe në fund.
h) Stafet mjekësore të klubeve dhe akademive, të jenë në kontakt të pandërprerë me autoritetet mjekësore të zonave përkatëse lidhur me raste të mundshme apo të dyshuara. Çdo rast, qoftë edhe i një simptome gripi të lehtë duhet raportuar dhe ndjekur me kujdes.

3. FSHF ka anulluar të gjitha mbledhjet publike, seminaret, ëorkshop-et dhe konferencat e shtypit. Kërkojmë mirëkuptimin e klubeve, gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve tanë. Komunikimi me ta do vijojë i pandërprerë përmes telefonit dhe internetit.

4. FSHF u bën thirrje të gjithë futbollistëve dhe stafeve teknike, të evitojnë udhëtimet personale jo të domosdoshme brenda vendit dhe sidomos jashtë vendit (sidomos drejt zonave të deklaruara zyrtarisht si të prekura nga virusi) dhe të reduktojnë takimet apo kontaktet që mund të rrezikojnë shëndetin e tyre dhe personave përreth tyre.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result