Në Greqi janë konfirmuar të paktën 4 raste të shqiptarëve të infektuar me koronavirus. Lajmin e bëjnë të ditur mediat, të cilat saktësojnë se 4 të prekurit ndodhen në ishullin Zakinthos.
Deri më tani mësohet se shtetasit shqiptarë janë me origjinë nga Saranda. Në Greqi janë të infektuar zyrtarisht 99 persona dhe këtë të enjte ka ndërruar jetë njëri prej tyre, një 66 vjeçar që vuante nga sëmundjet e zemrës.