Tri tërmete të njëpasnjëshme janë regjistruar të enjten në zonën e Tiranës dhe të Durrësit.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterrane, tërmeti i parë ka qenë me intensitet prej 2.8 ballësh të Rihterit, me epiqendër 25 kilometra në perëndim të Durrësit.
I dyti ndërkaq ka pasur intensitet prej 3.3 ballësh të Rihterit me epiqendër në veri të këtij vendi, me thellësi prej 5 kilometrave. Ai është ndier në Lloqan të Kosovës dhe në Podgoricë të Malit të Zi, pasuar prej një tërmeti tjetër më të fuqishëm, me intensitet prej 4.3 ballësh.
Vitin e kaluar, Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë ku humbën jetën mbi 50 persona dhe la pas vetës dëme të mëdha materiale.