Skandali i dosjeve Epstein, pjesë e hetimeve edhe ish-partnerja e tij

Share

Nadia Marcinko, ish-partnerja e financierit Jeffrey Epstein, mund të përfshihet në hetime të reja nga Kongresi amerikan lidhur me rrjetin e trafikimit seksual të të miturëve që tronditi SHBA-në prej vitesh.Marcinko, e lindur në Sllovaki, ishte për shtatë vite partnerja e Epstein pas Ghislaine Maxwell dhe më vonë pilote e avionit të tij privat. Edhe pse ajo nuk është akuzuar apo dënuar ndonjëherë për vepra penale, emri i saj është rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të dokumenteve dhe emaileve të reja që hedhin dritë mbi marrëdhënien e saj me Epstein.

Sipas një hetimi të BBC-së, Marcinko ishte një nga katër gratë e përfshira në marrëveshjen e vitit 2008 që u garantonte imunitet nga ndjekja penale si “bashkëpunëtore të mundshme” të Epstein. Dy prej tyre, Sarah Kellen dhe Lesley Groff, pritet të merren në pyetje nga ligjvënësit amerikanë, ndërsa disa kongresmenë kërkojnë që edhe Marcinko të hetohet.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit