Kultura e arti shqiptar hapin dyert për vizita virtuale

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbyllja e institucioneve kulturore ka bërë që të gjenden metoda alternative që muzetë të kenë vëmendjen e publikut. Turet virtuale nëpërmjet teknologjisë 3D u kanë hyrë në punë disa muzeve në Evropë. E këtë metodë janë duke e aplikuar edhe disa institucione kombëtare të kulturës e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Muzeu kombëtar “Shtëpia me gjethe” në Tiranë e muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” në Shkodër, Galeria Kombëtare e Artit dhe Muzeu Historik Kombëtar kanë hapur “dyert digjitale” për vizitorë.

Përderisa në të dy muzetë duhet prerë biletë që kushton nga 700 lekë (5 euro) për vizita fizike, virtualisht një gjë e tillë bëhet pa pagesë. Kjo mundësi e vizitave në muzetë shqiptare ishte lansuar verën e vitit të kaluar. U pasurua edhe në dimër. Por është riaktualizuar këto ditë. Më 10 mars Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që të pezullohen ngjarjet kulturore e sportive. Më pas masat janë ashpërsuar. Si mënyrë për të parandaluar rritjen e të infektuarve me koronavirus – pandeminë botërore – janë ndaluar lëvizjet e njerëzve pos rasteve të furnizimit me ushqim dhe urgjencave shëndetësore. Por lëvizjet në muze e galeri do të vazhdojnë së paku nëpërmjet teknologjisë.

Pos këtyre katër institucioneve, në oferta janë edhe muzeu kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë e po në këtë qytet edhe Muzeu Etnografik për të vazhduar në Berat, në muzeun ikonografik “Onufri”..

Share This Article