Tensionohet situata para Kryeministrisë , efektivët largojnë protestuesit

Share

100 efektivë policia kanë shkuar para Kryeministrisë ku prej një jave protestuesit kanë kaluar natën si shenjë e revoltës qytetare, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e pa negociueshme e kryeministrit Edi Rama.Pasi u larguan me forcë protestuesit, është bërë edhe sekuestrimi i stolave metalikë që përdoreshin nga ana e protestuesve në mbrëmje, si barrierë sigurie në zonën e podiumit të improvizuar, ku qytetarët shprehnin pakënaqësitë e tyre.

Sot do të mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit