Tragjike në autostradën Tiranë-Durrës/ Përmbyset autobusi me pasagjer, dy viktima dhe disa persona të bllokuar

Share

Një aksident tragjik është regjistruar mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës.

Dy persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi pasdreken e kësaj të martë në autostradën Tiranë-Durrës, ku një minibus doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Në mjet ndodheshin disa persona, mes tyre edhe fëmijë.

Si pasojë e përmbysjes së autobusit në autostradën Tiranë-Durrës kanë humbur jetën dy persona.

Ngjarja ndodhi pranë qendrës tregtare QTU, ku pas përmbysjes pasagjerët mbetën të bllokuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për të nxjerrë personat që ndodheshin brenda autobusit.

Autobusi i përket linjës Tiranë-Berat.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon pë shkaqet e aksidentit të rëndë si dhe identifikimin e viktimave.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit