Një aksident tragjik është regjistruar mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës.
Dy persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi pasdreken e kësaj të martë në autostradën Tiranë-Durrës, ku një minibus doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.
Në mjet ndodheshin disa persona, mes tyre edhe fëmijë.
Si pasojë e përmbysjes së autobusit në autostradën Tiranë-Durrës kanë humbur jetën dy persona.
Ngjarja ndodhi pranë qendrës tregtare QTU, ku pas përmbysjes pasagjerët mbetën të bllokuar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për të nxjerrë personat që ndodheshin brenda autobusit.
Autobusi i përket linjës Tiranë-Berat.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon pë shkaqet e aksidentit të rëndë si dhe identifikimin e viktimave.


