Florentina Dushi, anëtare e Rotary Club Prishtina, është emëruar Guvernatore e Distriktit Rotary D2485 Shqipëri–Kosovë për vitin 2026–2027.
Ajo do të udhëheqë Distriktin gjatë vitit të tretë të funksionimit të tij, me temën vjetore “Krijoni Ndikim të Qëndrueshëm”.
Në mesazhin e saj me rastin e marrjes së detyrës, Guvernatorja Florentina Dushi u bëri thirrje anëtareve të angazhohen për shërbim, ndërtimin e komuniteteve më të forta dhe krijimin e ndryshimeve me ndikim afatgjatë.
MESAZHI I PLOTE
“Të dashur rotarianë, le të krijojmë ndikim të qëndrueshëm përmes përkushtimit ndaj shërbimit, angazhimit për ndërtimin e komuniteteve më të forta dhe pasionit për të sjellë ndryshime domethënëse. Së bashku, le ta bëjmë këtë një vit Rotary që do të mbahet mend për ndikimin e tij të qëndrueshëm – si në projektet që realizojmë, ashtu edhe në jetët që prekim”, thuhet në mesazhin e Guvernatores Florentina Dushi.


